Header Ads Widget

Konkurs pune Zyrtar/e ligjor/e - Senior

 


Korporata BUÇAJ shpall konkurs për pozitën “Zyrtar/e ligjor/e - Senior”

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Angazhohet dhe menaxhon aktivitetet dhe punët ligjore në koorporatë;
  • Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit juridik-ligjor në Zyrën Ligjore;
  • Përpilimi i shkresave procedurale në të gjitha fazat deri në finalizimin e tyre;
  • Perfaqësimi në çështjet e caktuara juridike: pranë gjykatave, institucioneve shtetërore dhe organet tjera relevante;
  • Asistimi në hartimin e akteve dhe dokumenteve tjera juridike të klientëve;
  • Zbaton planet vepruese të përcaktuara nga përgjegjësi;
  • Realizon detyra dhe përgjegjësi të tjera sipas nevojës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diploma Universitare nga fusha e Drejtësisë (preferohet drejtimi Civil-Juridik);
  • Preferohet 1-2 vite përvojë pune praktike ne gjykata, avokati dhe/apo institucione tjera relevante;
  • Të ketë shkathtësi të mira komunikuese me klientë;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office;
  • Efikas në punë ekipore;
  • Aftësi të mira të gjuhës angleze;
  • Patent shoferi (B1);

Përparësi kanë kandidatët që:

  1. Mund të dëshmojnë pjesëmarrje në praktika ne gjykata/klinika juridike dhe
  2. Kanë notë mesatare mbi 8.0

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 08 Nëntor 2022 deri më 17 Nëntor 2022.


Post a Comment

0 Comments

Technology