Thirrja publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, e hapur më 6 tetor sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi sipas Ministrisë së Ekonomisë, numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.
“Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Në kuadër të thirrjes publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët ju njoftojmë se numri total i aplikuesve për fazën e parë është pesëmijë e 992, ndërkaq për të dytën është 218.
Numri i aplikuesve, të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës së asistencës sociale, është 275.
Shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro.
0 Comments