Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar të enjten masat për subvencionim të pajisjeve efiçente së energjisë për qytetarët, prej të cilave pretendon se do t’ia kursejnë shtetit mbi 12 milionë euro për dimrin që po vjen.
Rizvanolli në konferencë për shtyp ka thënë se duke filluar nga sot, qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u subvencionuar nga këto masa. Aplikimi për këto masa, sipas ministres, bëhet në E-Kosova. “Kriteret e përfitimit janë të specifikuara në thirrjen për aplikim”, shtoi ajo.
“Nga sot kemi hapur thirrje për subvencionim për qytetarët në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet që do të subvencionohen janë kaldarët me biomasë – dru, peletë, briketë – që do të subvencionohen në masë deri në 70% të vlerës së invesimit apo 1200 euro, pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2500 euro, kondicionerët efiçentë deri në 40% apo 400 euro, stufat indivudale efiçente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90% apo 560 euro. Për të tjerët 70% apo 435”, ka thënë Rizvanolli.
Rizvanolli potencoi se me këto masa synojnë të përkrahin 10 mijë familje. Pret që të ulet për 70% konsumi i energjisë elektrike nga familjet që do të subvencionohen
0 Comments