QEVERIA MIRATOI PROJEKTLIGJIN PËR EKSPERTËT GJYQËSOR
Për herë të parë në Kosovë çështja e ekspertëve rregullohet me ligj
Ekspertët më parë janë cilësuar si ekspert apo caktuar nga institucionet në bazë të disa rregulloreve të institucioneve por pa një bazë të qartë ligjore. Pra me ligj tash po e rregullojmë se çka është eksperti, kush mund të kryej ekspertizë, si licencohet eksperti, tarifat e ekspertëve, kodi i etikës së tyre dhe çështje të tjera.
• Kushte dhe kritere për licencim dhe heqje të licencës
Përmes Ligjit do të rregullohet dhënia dhe marrja e licencave si dhe përtërija e tyre, përmes kushteve dhe kritereve të qarta për lëmi të ndryshme të ekspertimit.
Pra nuk do të kemi parimin "një herë ekspert çdo herë ekspert", pasi që licenca do të vlejë në afat prej 5 viteve nga dita e lëshimit të licencës. Në rastet kur ka keqpërdorime apo ankesa në punën e ekspertit, gjatë ri licencimit do të merren parasysh dhe mund te mos i vazhdohet licencimi.
Kjo Parandalon abuzimin që ekspertët deri tani kanë mundur ta bëjnë me ekspertiza, duke mos dhënë përgjegjësi tek asnjë institucion mbi mos punën apo dështimin në kryerjen me kohë të ekspertizave.
•Ndalon arbitraritetin në caktimin e ekspertëve
Listë unike e ekspertëve të të gjitha lëmive për të gjitha institucionet, ashtu që: si Gjykata, si Prokuroria, si OShP, si ATK apo edhe institucionet të tjera që gjatë punës dhe zhvillimit të veprimtarisë së tyre u nevojitet të kenë ekspert të lëmive të ndryshme, do të mund ti gjejnë ata dhe ti caktojnë nga një listë unike.
Lista unike pamundëson angazhimin e eksperteve te palicencuar për kryerjen e ekspertizave, pra nuk mund te angazhohen ekspertet jashtë regjistrit të eksperteve. Nuk mund të caktohet eksperti sipas dëshirës së gjyqtarit apo prokurorit por caktohet sipas listës së ekspertëve.
• Tarifat unike
Përmes ligjit lejohet miratimi i një rregullore të përgjithshme me të cilën do të vendosen tarifat për kryerjen e ekspertizave dhe super ekspertizave. Pra nuk do të kemi më tarifa sipas dëshirës së individëve nga institucioni kërkues apo kërkesës nga eksperti. Tash me rregullore do të përcaktohet se kush sa do të kompensohet.
Po ashtu për herë të parë përmes këtij ligji përcaktohen shkeljet disiplinore dhe masat disiplinore konkrete për ekspertët që punojnë në kundërshtim të ligjit. Ligji themelon një komision disiplinor që trajton ankesat.
0 Comments