Në një konferencë të jashtëzakonshme të SBASHK-ut është njoftuar se greva do të pezullohet dhe mësimi do të fillojë nga e hëna (3 shtator), raporton Gazeta10.
“ Ajo që dua të them është se me kenaqsi e respekt po iu drejtohem grevistëve. Mundësia e vetme na kishte mbetur greva e përgjithshme. Duke respektuar zërin e anëtarësisë greva filloi me 25 gusht. Qeveria në vend se të dërgojë optimizëm, por reagoj me fyerje. Falendëroj prindërit dhe qytetarët që dhanë vlerësime për grevën. Ata që na fyen dhe linquan le të mbetet në fytyrën e tyre. Uroj që qeveria të nxjerr mësime nga kjo Grevë. Si Këshill Grevist i BSPK-së, SBASHK-ut dhe administratës dhe jemi të obliguar të veprojmë sipas vullnetit të shumicës”, ka thënë Jashraj./Gazeta10.
0 Comments