NJOFTIM PËR KOHËN E PAGESËS PËR PROVIM TË JURISPRUDENCËS
Të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për dhënien e provimit të Jurisprudencës në afatin e shtatorit 2022 si dhe ata që kanë mbetur në ri-provim në afatin e qershorit 2022, njoftohen se afati i pagesës do të bëhet më datë 25-26 tetor 2022.
Fletëpagesën mund ta merrni në recepsionin e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja.
Pagesa do të konsiderohet e vlefshme vetëm atëherë kur kandidati sjellë fletëpagesën e vërtetuar nga banka. Në emër të kandidatit, fletëpagesën mund ta marrë, paguan dhe ta sjellë në Ministri edhe personi tjetër brenda afatit të përcaktuar për pagesë.
Provimi i Jurisprudencës ( me shkrim) do të mbahet në muajin nëntor 2022, ku paraprakisht do të njoftohen kandidatët dhe do të publikohet njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë për kohën dhe vendin ku do të mbahet.
0 Comments