Header Ads Widget

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Fakultetit Juridik

 Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Fakultetit Juridik

Me datë 17 tetor 2022, është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtorja Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, znj. Anita Alaj Kalanderi dhe Dekani i Fakultetit Juridik, Prof.Asoc.Dr. Avni Puka
Kjo marrëveshje e bashkëpunimit është rezultat i një komunikimi dhe koordinimi të vazhdueshëm të ANJF me Fakultetin Juridik, në kuadër të procesit të reformës së planprogramit, rikonceptimit të mësimit klinik dhe funksionalizimit të Qendrës për Studime Klinike (QSK), dhe pas vendimit të datës 27 korrik 2022 të Këshillit Drejtues të ANJF. Programi i reformuar i Fakultetit Juridik, parasheh zbatimin e klinikave ligjore (sipas modelit “Live Clinic” apo kryerjes së shërbimeve juridike falas/pro bono nga ana e studentëve, nën mbikëqyrjen e profesorëve, zyrtarëve të ANJF, etj.). Në kuadër të programit të ri janë përfshirë klinikat ligjore si: penale, civile, administrative, fiskale, të drejtat e njeriut (ku do të jetë si fokus kryesor: barazia gjinore, mbrojtja nda diskriminimi, mbrojtja nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje, etj.).
Marrëveshja parasheh ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga të dyja palët për ofrimin praktik të ndihmës juridike falas/pro bono nga studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Post a Comment

0 Comments

Technology