Header Ads Widget

MSH-ja fton mjekët e përgjithshëm e specializantët të papunë të paraqiten

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve të përgjithshëm dhe specializantëve të lëmive të ndryshme, që janë të licencuar, e aktualisht ja pa punë, të paraqiten.


 Sipas njoftimit të MSH-së, paraqitja përmes postës elektronike duhet të bëhet nga 6 deri më 8 tetor.

Ka kohë që është ngritur shqetësimi për ikjen e mjekëve nga Kosova apo edhe ikjen nga sektori publik në atë privat.

“Njoftim për profesionistët shëndetësor Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë mjekëve te përgjithshëm dhe specialistëve të lëmive te ndryshme, të licencuar, që aktualisht janë te pa punë, që duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të paraqitën përmes postës elektronike të MSH: msh.info@rks-gov.net si dhe në dy e-mail adresat e tjera: arsim.z.berisha@rks-gov.net, naim.bardiqi@rks-gov.net”, thuhet nga MSH-ja.

Post a Comment

0 Comments

Technology