Header Ads Widget

Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të IML aplikoi për akreditim

 Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të IML aplikoi për akreditim

Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit për Mjekësi Ligjore, sot ka aplikuar për akreditim në Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës.
Me mbështetjen e ekspertëve të Projektit IPA 2 IML-ja për më shumë se një vit pune intensive në përgatitje të dokumentacionit për procedurat e punës se Laboratorit të Toksikologjisë dhe Institutit në tërësi ka arritur që sot të dorëzojë aplikacionin për akreditim.
Akreditimi si proces ka për qëllimi të sigurojë që institucioni i caktuar i përmbush nivelet e pranueshme të cilësisë. Akreditimi është një proces ciklik që asnjëherë nuk përfundon.
Laboratori i Toksikologjisë në IML synon të akreditohet sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025-2017. Akreditimi ISO 17025 është standardi më i rëndësishëm për laboratorët e testimit dhe/ose kalibrimit. Ai konfirmon se një laborator i caktuar është në gjendje të jap rezultate të sakta të testimit duke përfshirë gjurmueshmërinë e matjeve dhe kalibrimeve sipas standardeve ndërkombëtare.
Akreditimi ka dy qëllime themelore: të sigurojë cilësinë e punës se institucionit dhe të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së punës së institucionit, në rastin tonë, jo vetëm të Laboratorit të Toksikologjisë por të IML-së në tërësi.
Me akreditim të Laboratorit të Toksikologjisë, IML-ja do ta rris besimin tek opinioni publikut në rezultatet e analizave të cilat shërbejnë për hartimin e raporteve të rasteve. Në ditët e sotme, palët e interesit çdo herë e më shumë kërkojnë që analizat laboratorike të jenë të akredituara dhe rezultatet e tyre të jenë të certifikuara. Kjo do të thotë që përveç IML-së përfitues do të jetë i tërë sistemi i drejtësisë të cilit i shërben veprimtaria e IML-së.

Post a Comment

0 Comments

Technology