Header Ads Widget

Kur mbahet testi me shkrim për gjyqtar?

Komisioni për rekrutimin e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore, i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në pajtim me nenin 11, paragrafi 4 dhe 5 dhe nenin 19, paragrafi 2 të Rregullores 03/2021 për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e gjyqtarëve (”Rregullore”), lëshon këtë:

N J O F T I M

Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën për t’iu nënshtruar testit me shkrim për gjyqtar. Testi me shkrim do të mbahet me datën 22 tetor (e shtune – penale) dhe 23 tetor 2022 (e diel – civile), duke filluar nga ora 12:00, në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim në Vushtrri.

  • Kandidatët janë të obliguar që të paraqiten për regjistrim jo më vonë se ora 11:00.
  • Kandidatët janë të obliguar që të marrin me vete dokumentin personal për identifikim (letërnjoftimin ose pasaportën). Nuk do të pranohet asnjë dokument tjetër.
  • Kandidatëve nuk u lejohet që të kenë në posedim: asnjë lloj shënimi, ligji, materiali lexues apo material përshkrim (letër e pastër), çantë dore, orë dore, letër, stilolaps, laps, fletore, dokumente, telefona, kompjuter, kamera, dëgjuese-kufje, aparat MP3 apo ndonjë pajisje tjetër elektronike të çfarëdo lloji; siç është e përcaktuar me nenin 12 të Rregullores. Shkelja e rregullave të përcaktuara sipas nenit 12 paragrafit 3 të Rregullores, nga ana e kandidatit rezulton me diskualifikimin e tij dhe shpalljen e provimit të pavlefshëm për të.
  • Kandidatët të cilët nuk paraqiten në orarin e sipër cekur ose paraqiten pasi që të gjithë kandidatët futen në sallën e mbajtjes së testit kualifikues, nuk do të lejohen të marrin pjesë në test.

Kandidatët me të drejtë për t’iu nënshtruar testit me shkrim janë të listuar si në vijim: Shkarko listën e kandidatëve

Post a Comment

0 Comments

Technology