Kryesuesi Zogaj priti në takim Shefen Ekzekutive të MCC-së, Alice Albright
Prishtinë, 19.10.2022 - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, i shoqëruar nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, anëtarë të KGJK-së, staf nga Sekretariati i KGJK-së, kanë pritur sot në takim Shefen Ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Qëllimi i kësaj vizite ishte lansimi i dy (2) platformave që janë zhvilluar përmes projektit “Qasja Publike në të dhënat e gjyqësorit”, me ç’rast është nënshkruar edhe një Marrëveshje Mirëkuptimi me të cilën KGJK-ja merr përsipër mirëmbajtjen, avancimin dhe qëndrueshmërinë e projektit për të ardhmen.
0 Comments