Të hënën pas pesë javë grevë ka nisur procesi mësimor.
Por, edhe përkundër nisjes së mësimit nuk janë ekzekutuar pagat për mësimdhënësit.
Kjo ka shkaktuar reagime të shumta.
Këshilli i Prindërve të Kosovës, në reagimin e djeshëm bën të ditur se nëse nuk jepen pagat e shtatorit për mësimdhënësit, do të mbledhin fonde për ta.
“Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit” – njofton Këshilli i Prindërve të Kosovës përcjell Klankosova.tv
Tutje, ky këshill thotë se revolta e tyre ka qenë për t’i hapur shkollat dhe çerdhet dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.
“Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!”.
0 Comments