Header Ads Widget

Jurist në Departamentin Ligjor

 Kompania e Sigurimeve SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A. shpall

KONKURS PUNE

Titulli: Jurist në Departamentin Ligjor – (1) pozitë e lirë

Detyrat kryesore:

  • Përpilimi i kontratave lidhur me zhvillimin e aktivitetit me palë të treta;
  • Përgatitja e akteve të brendshme të kompanisë dhe vlerësimi periodik i tyre;
  • Vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime /përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  • Ndihmon departamentet në kërkesat e tyre për interpretime ligjore dhe drafton vendime përkatëse sipas kërkesës së departamenteve;
  • Kryen vlerësimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit;
  • Propozon nxjerrjen e akteve nënligjore për përmirësimin e procesit të punës në kompani si rregullore, urdhëresa e urdhra;
  • Jep opinione ligjore në lidhje me zbatimin e ligjit të aplikueshëm dhe rregullativën ligjore lidhur me sigurimet.
  • Merr pjesë në komisionet e trajtimit të dëmeve sipas kërkesave të departamentit të dëmeve;
  • Përfaqëson kompaninë pranë organeve administrative/gjyqësore sipas autorizimit të dhënë nga Kryeshefi Ekzekutiv.

Vendi i punës: Prishtinë – Zyra Qendrore

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë substanciale në hartimin e politikave dhe akteve ligjore;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocim;
  • Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi për punë ekipore;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Diplomë Universitare - Fakulteti juridik;
  • Të ketë së paku shtatë (7) vite përvojë pune në lëmin profesionale;
  • Njohës/e i/e mirë e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze, me aftësi për hartim të dokumenteve ligjore;

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV;
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës;
  • Letër motivimi;
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: hr@uniqa-ks.com dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Jurist në Departamentin Ligjor”


Post a Comment

0 Comments

Technology