Header Ads Widget

Fillon punën Grupi Punues për hartimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

 Fillon punën Grupi Punues për hartimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Mbahet takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 08/L-034 duke u bazuar në opsionin e Rekomanduar të Koncept Dokumentit për Fondin e Konfiskimit.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në fjalën e tij, përshëndeti fillimin e punës së grupit punues, me ç’rast falënderoi të gjithë partnerët që kanë mbështetur dhe po e mbështesin këtë proces, duke rikujtuar se është paraparë themelimi i Fondit të Konfiskimit, i cili do të jetë në përputhje me aktet ligjore dhe praktikat më të mira dhe më të avancuara ndërkombëtare, duke qenë i bindur se Koncept-dokumenti i përgatitur do të jetë garancion i rezultatit të tillë.
Ky Projektligj shënon fillimin e fazës përfundimtare të plotësimit të pakos legjislative anti-korrupsion, që së bashku me Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Agjencinë për menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar krahas Fondit të Veçantë të Konfiskimit, janë në qendër të kësaj pakoje legjislative të rëndësishme, që është zhvilluar sipas agjendës së paraparë dhe do të përmbyllet me sukses.

Post a Comment

0 Comments

Technology