Prishtinë, 22.10.2022 – Në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, është mbajtur testi me shkrim i kandidatëve në lëmin penale dhe civile të cilët kanë kaluar testin kualifikues për gjyqtarë në gjykatat themelore.
Në kuadër të këtij procesi rekrutues të tridhjetë e shtatë (37) gjyqtarëve në gjykatat themelore morën pjesë 275 kandidatë, prej tyre 154 meshkuj dhe 121 femra. Nga radhët e komuniteteve, morën pjesë 11 kandidatë, prej tyre shtatë (7) nga komuniteti serb dhe katër (4) nga komunitetet tjera.
Mbajtjen e testit të sotëm me shkrim e mbikëqyrën anëtarët e Komisionit për Rekrutim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), kurse për të monitoruar këtë proces ishin të pranishëm përfaqësues nga Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, përfaqësues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST, Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GLSP dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR KS.
Testi me shkrim për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj është pjesë e fazës së dytë të testimit të përgjithshëm, të cilin KGJK e menaxhon sipas standardeve të avancuara ndërkombëtare.
0 Comments