Header Ads Widget

Dënohet me gjobë Zafir Berisha pasi pranoi se kanosi kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Zafir Berisha duke e dënuar me 600 euro gjobë se ka kanosur përmes telefonit kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi Refki Piraj, i cili fillimisht të akuzuarin Berisha e ka dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj, por të njëjtin dënim e ka zëvendësuar me 600 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ish-deputeti Berisha ka deklaruar se pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.



Post a Comment

0 Comments

Technology