Header Ads Widget

Asistent/e Ekzekutive, Vozitës, Referent faturimi, Zyrtar Ligjor

 Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, NP “Termokos” SH.A, shpall:3.

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Pozita: Asistent/e Ekzekutive - një (1) vend pune

I përgjigjet: Kryeshefit Ekzekutiv

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen të gjitha punët administrative, të cilat lidhen me KE dhe për të cilat autorizohet nga KE;
  • Organizon funksionimin normal të zyrës mbështetëse;
  • Është përgjegjëse lidhur me agjendën e KE;
  • Pranon palët për KE dhe mban evidence për porositë, mbledhjet dhe takimet e punës së KE;
  • Bashkëpunon me personelin e zyrës mbështetëse dhe ndërmerr veprime për të cilat autorizohet nga KE;
  • Pranon dhe evidenton postën për KE;
  • Është përgjegjëse për renditjen dhe ruajtjen e dokumentacionit të zyrës së KE;
  • Pranon thirrjet telefonike për KE dhe i transferon sipas nevojës ;
  • Bënë renditjen dhe ruajtjen e dokumentacionit të KE;
  • Raporton për punën e zyrës mbështetëse dhe për të gjitha çështjet që lidhen me personelin e zyrës mbështetëse;
  • Në mënyrë transparente njofton menaxhmentin dhe shërben si ndërlidhje komunikuese në mes të KE dhe menaxhmentit;
  • Mbi punën e kryer raporton ne baza ditore, javore dhe mujore;
  • Kryen edhe punët tjera, të cilat delegohen nga menaxhmenti.

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Përgatitja superiore - Baçelor në Fakultetin Juridik, Ekonomik ose ndonjë fushë tjetër relevante për punë dhe detyra të punës.
  • Së paku një (1) vit përvojë fushën përkatëse;
  • Të posedojë njohuri të punës me kompjuter;
  • Njohja e gjuhës angleze e preferueshme;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe, të jetë fleksibil në ndryshime dhe orar, si dhe ti përballojë punën nën presion.

Pozita: Vozitës - një (1) vend pune

I përgjigjet: Kryeshefit Ekzekutiv

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Drejton automjetin e KE sipas udhëzimeve të pranuara nga KE;
  • Zbaton kërkesën për kryerjen e detyrës në destinacione të caktuara;
  • I ndalohet vozitja pa leje paraprake nga KE;
  • Ushtron kujdes për mirëmbajtjen dhe rregullimin e automjetit;
  • Sipas nevojës dhe me kërkesë te KE dërgon shkresat e ndryshme të Ndërmarrjes;
  • Është i obliguar të përfill dispozitat e komunikacionit dhe është përgjegjës për dëmin e shkaktuar me fajin e vet;
  • Kryen edhe punët tjera, të cilat delegohen nga KE;

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Shkollim i mesëm.
  • Të posedojë patentë shofer të kategorisë B.
  • Së paku një (1) vit përvojë pune.
  • Njohja e punës me kompjuter veçanarisht programeve MS Word.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe, të jetë fleksibil në ndryshime dhe orar, si dhe ti përballojë punën nën presion.

Pozita: Referent faturimi - një (1) vend pune

I përgjigjet: Udhëheqësit të divizionit të faturimit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • E bënë faturimin e energjisë termike sipas grupeve të konsumit
  • Kujdeset për të dhënat që nga lista e lexuesve (D.Distribucionit) të regjistrohen në faturë;
  • Jep raporte teknike dhe financiare sipas grupeve tariforfe
  • Referenti për faturim lëshon faturat pas verifikimit dhe ia dorëzon përgjegjësit të faturimit;
  • Në kohën kur nuk ka faturim në mënyrë aktive punon në sektorin e Sh.ndaj konsumatorëve;
  • Mbi punën e kryer raporton në baza ditore, javore, mujore dhe vjetore;
  • Kryen edhe punët tjera të cilat delegohen nga Menaxhmenti.

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Shkollim i mesëm ose i lartë.
  • Një (1) vit përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme.
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Office).
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe, të jetë fleksibil në ndryshime dhe orar, si dhe ti përballojë punën nën presion.

Pozita: Zyrtar Ligjor - një (1) vend pune

I përgjigjet: Udhëheqësit të Divizionit për Ndihmë Juridike

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Siguron mbikëqyrjen dhe harmonizimin e veprimtarisë së Ndërmarrjes me legjislacionin dhe standardet në fuqi;
  • Ofron këshilla, opinione dhe rekomandime ligjore nga fushëveprimi i Ndërmarrjes, sipas kërkesës;
  • Siguron respektimin e normave dhe standardeve ligjore në veprimtarinë e Ndërmarrjes;
  • Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i Ndërmarrjes;
  • Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit nga fushëveprimi i Ndërmarrjes;
  • Ofron ndihmë për strukturat organizative të Ndërmarrjes në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;
  • Ofron asistencë në harmonizimin e legjislacionit të Ndërmarrjes me legjislacionin primar dhe me normat tjera të aplikueshme në Kosovë;
  • Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative;
  • Koordinon aktivitetet legjislative të Ndërmarrjes me institucionet përkatëse;
  • Bën hulumtime dhe analiza të informatave në temat e caktuara nga KPSK dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim;
  • Kryen dhe punë tjera, të cilat delegohen nga menaxhmenti.

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Bachelor/Fakulteti Juridik
  • Tri (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Inovativ, orientuar drejtë zgjidhjes dhe mënyra e të menduarit nga optimizimi i procesit.
  • Përdorimi profesional i produkteve të MS-office.
  • Njohja e gjuhes angleze e dëshirueshme.
  • Aftësi të forta të punës në ekip dhe aftësi komunikuese.
  • Niveli i lartë i iniciativës dhe angazhimit.
  • Mënyrë e strukturuar, e pavarur dhe e zellshme e punës.
  • Niveli i lartë i angazhimit dhe orientimi ndaj klientit.
  • Aftësitë organizative.
  • Besueshmëri.

Informatë për procedurën e konkurimit

Aplikantët e interesuar për vendet e punës duhet të bashkëngjisin këto dokumente:

  1. Aplikacionin e plotësuar.
  2. CV e aplikantit.
  3. Dëshminë e kualifikimit shkollor.
  4. Dëshminë mbi përvojën e punës,trusti, referencat si dhe certifikata tjera profesionale.
  5. Certifikatën nga Gjykata që nuk jeni nën hetime (Valide dhe Origjinale).
  6. Dokumentin e identifikimit - letërnjoftimi i fotokopjuar.
  7. Letër Motivuese për pozitën të cilën aplikoni.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqet zyrtare të NP ”Termokos’’Sh.A, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 04.10.2022 deri me datë 18.10.2022 si datë e mbylljes së konkursit. Aplikantët e interesuar kërkesën për aplikim me dokumentacion të rregullt, duhet ta paraqesin në arkivin e NP ”Termokos’’Sh.A., Rr. 28 Nëntori nr. 181, në Prishtinë apo përmes postës, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga webfaqja e “Termokos”-it www.termokos.org apo mund të merret në zyrat e ndërmarrjes. Inkurajojmë që për pozitat e shpallura të aplikojnë femrat edhe meshkujt. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit: 038/ 541-780.

Post a Comment

0 Comments

Technology