Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka thënë se deri tani nuk ka dijeni nëse Prokurori i Specializuar do të ngritë aktakuza të reja. Ndërkohë ka thënë se gjyqtarët nuk mund t’i nënshtrohen çfarëdo kontrolli që vjen nga ekzekutivi apo legjislativi i një qeverie.
“Nuk e di se cilat janë intencat e prokuronit, ajo që prokurorët bëjnë nëse hetojnë ndonjë krim të lidhur me ngjarjet ose njerëzit e tjerë që gjëja kanë kryer krime që bien në mandatin tonë kjo është diçka që unë nuk e di, prokurori do të më njoftojë para se të dalë me ndonjë kërkesë për konfirmim të aktakuzë në mënyrë që unë të vë njoftimin dhe unë e caktoj edhe gjykatësin e procedurës paraprake. Natyrisht nëse kjo ndodh brenda një periudhë të caktuar kohore, aktivitete të tillë mund të jenë konfidenciale por mund të ju them që deri më tani nuk ka asgjë nuk di asgjë”, ka thënë ajo.
Ajo ka folur edhe lidhur me diskutimet në Kosovë rreth nevojës së themelimit të një mekanizmi të pavarur që do të mbikëqyrte punën e Gjykatës Speciale.
“Ne jemi gjykatë e cila bazohet në sundimin e ligjit dhe e dimë se sundimi i ligjit në çfarëdo shteti demokratik, në çfarëdo shoqërie demokratike obligon pavarësi të plotë absolute dhe paanshmëri kur gjyqtarët kryejnë punën e tyre, kjo do të thotë se gjyqtarët nuk mund t’i nënshtrohen çfarëdo kontrolli që vjen nga ekzekutivi apo legjislativi i një qeverie”, ka thënë ajo.
0 Comments