Header Ads Widget

Putin mobilizon 300 mijë trupa, rajonet ukrainase referendum për bashkim me Rusinë

 Presidenti rus Vladimir Putin, këtë të mërkurë mbajti fjalimin e jashtëzakonshëm në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Kjo konferencë e tij ka ardhur menjëherë pasi Republikat Popullore të Donetskut dhe Luganskut, si dhe rajonet ukrainase të Jerson dhe Zaporozhie, njoftuan se do të zhvillojnë referendume për të vendosur të mundshme pranimi në Rusi. Plebishitët do të zhvillohen nga 23 deri më 27 shtator.

Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, bëri me dije se do të thirren rreth 300.000 trupa rezervistë. Ai konfirmon se mobilizimi i pjesshëm do të përfshijë ata që kanë përvojë ushtarake.

Më herëy Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm për fushatën ushtarake të vendit në Ukrainë. Kjo do të thotë se do të thirren rezervistët,  njerëz të cilët kanë shërbyer më parë në ushtri

Ai akuzoi Perëndimin për përfshirje në shantazh bërthamor kundër Rusisë, duke theksuar se Rusia është e gatshme të përdorë të gjithë arsenalin ushtarak, duke mos përjashtuar as përdorimin e armëve bërthamore.


Post a Comment

0 Comments

Technology