Header Ads Widget

Nga sot, fëmijët e lindur nga viti 2012 mund të përfitojnë shtesa

 Ministria e Financave ka njoftuar se nga sot është hapur aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2012.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se që nga sot hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2012 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, transmeton Klankosova.tv.

Deri më sot, të drejtë aplikimi kanë pasur fëmijët e lindur nga viti 2014 e më pas.

Post a Comment

0 Comments

Technology