Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Britaninë e Madhe për
misione ushtarake jashtë vendit, të ushtarëve të Kosovës (FSK) bashkë me trupat
ushtarake britanike.
Marrëveshjen e
nënshkroi në Britani ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në takimin me ministrin
e Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.
Në këtë takim Mehaj
njoftoi se është nënshkruar deklaratë e përbashkët ndërmjet ministrave për
bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë britanike në
misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake.
“Ky takim, përveç
konfirmimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar në synimet tona për
integrim në NATO, i paraprinë edhe planit tonë të bashkëpunimit për vitet në
vijim” – ka thënë Mehaj.
Ai tutje tha se gjatë
takimit ka ritheksuar qëndrimet e Kosovës kundër agresionit rus në Ukrainë, si
dhe gatishmërinë e Kosovës për t’i dalë në ndihmë popullit ukrainas dhe për t’i
ofruar mbështetje misioneve të NATO-s.
Ai tha se nënshkrimi
i deklaratës së përbashkët për bashkë-zbarkim është e arritur shumë e madhe e
Republikës së Kosovës.
Sipas Mehaj kjo e
rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe
Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave të
Kosovës.
0 Comments