REPUBLIKA E KOSOVËS
REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO
GJYKATA E APELIT E KOSOVËS
APELACIONI SUD KOSOVA – COURT OF APPEALS OF
KOSOVO
Në baze të nenit 3 të Rregullores nr.08/2017 , për praktikantë vullnetarë(pa pagesë) për kohë të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti:
Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës
shpall :
K O N K U R S
Nr. 03/2022
I-Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë
vullnetar/e 40 (katërdhjetë) pozita
Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i
Gjykatës
Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar,
në kohëzgjatje prej një viti(pa pagesë)
Vendi: Gjykata e
Apelit e Kosovës në Prishtinë
Përshkrimi i detyrave të punës:
Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e
administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre
në përgjithësi.
Detyrat kryesore: Vepron
në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti
të kryetarit të Gjykatës dhe nën
mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
Ndihmon punën në zyrën e administratës
lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në
përgjithësi ;
Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë
me futjen e lëndëve në dosje;
Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në
Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, gjykimet etj;
Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:
Kualifikimet:
·
Diploma
e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose
Master,
·
Njohuri
të procedurave gjyqësore;
·
Aftësi
për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
·
Njohuri
të mjaftueshme ligjore;
·
Aftësi
të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë
aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në
të folur.
VEREJTJE:
·
Procedura
e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil
ekzistues.
·
Procedura
e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin
civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të
shërbimit civil dhe Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve
·
Konkursi është publikuar më dt. 09.09.2022 dhe mbyllet me dt.23.09.2022
Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën e Apelit të Kosovës-Pallati i Drejtësisë , objekti B- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.
Dorëzimi i aplikacioneve mund te bëhet edhe përmes postes.
Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200-17-540, prej orës 08:00 – 16:00.
Shërbimi Civil i
Kosovës ofron mundësi të
barabarta të punësimit
për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe
mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore
nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet
jo-shumicë dhe pjesëtarët e
tyre kanë të drejtë për
përfaqësim të drejtë dhe
proporcional në organet e
shërbimit civil të administratës
publike qendrore dhe lokale, siç
specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil
të Republikës së Kosovës.
Aplikacioni pas skadimit të afatit të
konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara
vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët
e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe
lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat e kërkuara.
Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të
cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme
për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e
ndryshme
profesionale,
certifikata të tjera, dy rekomandime etj.
Nëse aplikacionit
nuk ia bashkëngjitni
dokumentet e duhura
dhe nuk e plotësoni atë
me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e
ngushtë.
Fotokopjet e
dokumenteve të bashkangjitura
në aplikacion kandidatët nuk
kanë të drejtë ti tërheqin prapa.
0 Comments