Header Ads Widget

Institucioni i Avokatit të Popullit pranohet në Rrjetin Europian të Ombudspersonëve për Fëmijë

 Institucioni i Avokatit të Popullit pranohet në Rrjetin Europian të Ombudspersonëve për Fëmijë

Shtetet anëtare të Rrjetit Europian të Ombudspersonëve për Fëmijë (ENOC) të mërkurën, në kuadër të Takimit Vjetor të Asamblesë së Përgjithshme, votuan pro anëtarësimit të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) si anëtar i asociuar.
Ky rrjet përbëhet nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe ka për synim që të promovojë dhe të mbrojë të drejtat e fëmijëve dhe të punojë në strategji për zbatimin sa më të plotë të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës.
Rrjeti Evropian i Ombudspersonëve për Fëmijë po ashtu shërben për ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen profesionale ndërmjet anëtarëve, të promovojë krijimin e institucioneve të pavarura të të drejtave të fëmijëve dhe të ofrojë mbështetje për iniciativa të tilla.
Anëtarësimi i IAP-së në këtë rrjet bën të mundur që zëri i fëmijëve dhe i të rinjve të Kosovës, të dëgjohet tashmë në nivel ndërkombëtar, dhe do t’u ofrojë fëmijëve të Kosovës më shumë mbështetje dhe garanci drejt përmbushjes së të drejtave të tyre.
Anëtarësimi i Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në këtë rrjet është një sukses tjetër i radhës për këtë institucion dhe i shtohet listës së gjatë të anëtarësimeve të tjera të tij në strukturat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
IAP shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për Avokatin e Popullit të Shqipërisë që mbështetën institucionin tonë në këtë proces.
🔸🔹🔸🔹
Države članice Evropske mreže dečjih ombudsmana (ENOC) glasale su u sredu za članstvo Institucije Ombudsmana Kosova (IO) kao pridruženog člana. Ova mreža ima za cilj da promoviše i štiti prava deteta i radi na strategijama za što potpuniju primenu Konvencije UN o pravima deteta. https://bit.ly/3qXwiyE
🔸🔹🔸🔹
The member states of the European Network of Children's Ombudsmen (ENOC) voted on Wednesday in favor of the membership of the Kosovo’s Ombudsman Institution (OI) as an associate member. The membership of the IAP in ENOC makes it possible for the voice of the children and youth of Kosovo to be heard at the international level, and will offer the children of Kosovo more support and guarantees towards the fulfillment of their rights. https://bit.ly/3dEJ5mm
May be a cartoon of text that says "ens European Network of Ombudspersons for Children"


Post a Comment

0 Comments

Technology