Një
kabllo optike e internetit e cila është pronë e Policisë së Kosovës është
dëmtuar nga persona të panjohur në fshatin Koplivicë të Zubin Potokut.
Sipas Policisë së Kosovës, kjo ngjarje
ka ndodhur këtë të martë dhe vlera e dëmit është rreth 5,000 euro.
“Zyrtarët e kompanisë kanë dalë në
vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kabllo është e dëmtuar në dy pjesë,
sipas tyre vlera e dëmit është rreth 5,000 €. Rasti është duke u hetuar” –
thuhet në njoftimin e policisë.
0 Comments