Header Ads Widget

Aksioni antidrogë: 92 bimë do të asgjësohen

 92 bimë kanabisi do të asgjësohen nga policia e Kosovës.

Kështu raporton gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila po përcjell aksionin antidrogë në 5 komuna që nga orët e hershme të mëngjesit.

Drejtoria për Krime të Rënda, e udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Pejës ka zhvilluar aksionin kundër Krimit të Organizuar në 5 komuna të Kosovës.

13 të dyshuarit H.S, M.H, K.L, F.L, E.L, R.Gj, Sh.J, A.J, I.S, S.J, S.B, M.N, H.J, dyshohen për import e shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike, njofton KlanKosova.tv.

Aksioni ka nisur herët në mëngjes dhe ka edhe të arrestuar.


Post a Comment

0 Comments

Technology