Karta e tatimpaguesit është përgatitur në formë të një udhëzuesi të thjeshtë, gjithëpërfshirës dhe sqarues, për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme në mes të Administratës Tatimore të Kosovës (tani e tutje ATK) dhe tatimpaguesve, bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë. Përmes këtyre marrëdhënieve synohet të rritet përmbushja vullnetare, duke i trajtuar të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të barabartë dhe pa paragjykime, duke i qartësuar gjërat sa më shumë që të jetë e mundur, dhe duke qenë transparent e të përgjegjshëm në marrëdhëniet e ATK-së me tatimpaguesin, si dhe në ofrimin e shërbimeve në mënyrë efektive dhe efikase. Karta e Tatimpaguesit është një udhëzues në të cilin paraqiten të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit. Andaj, qëllimi ynë është t’i prezantojmë të drejtat dhe obligimet e tatimpaguesve, ashtu që tatimpaguesit të kenë besim në drejtësinë dhe paanësinë e sistemit tatimor, por edhe të jenë në dijeni për implikimin e mos-përmbushjes.
Për të shkarkuar dokumentin klikoni këtu: https://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2022/09/Tatim_paguesi_Shqip.pdf?fbclid=IwAR1ig1fAukzOkVwKPZZ-3TxAPQ5WyK7HSpjYOUsu6GO7k186YKSSQWXWyUw
0 Comments