Vërtetim të së drejtës së pronësisë dhe anulim e kontratës mbi shitblerjen e paluajtshmërisë
Përshkrimi i rastit:
Paditësit Sh.B, N.M, E.C, B.C, K.P dhe I.K përmes të autorizuarit të tyre, kanë paraqitur padi për shkak të vërtetimit të së drejtës së pronësisë, kundër të paditurës Komuna e , me të cilën kanë kërkuar që të vërtetohet se të njëjtit janë pronarë të vetëm të ngastrave kadastrale dhe atë: Sh.B i ngastrës kadastrale nr , në sipërfaqe prej 1293 m2 dhe ngastrës kadastrale nr , në sipërfaqe prej 400 m2, Z.K , N.M i ngastrës kadastrale nr , në sipërfaqe prej 3000 m2 dhe ngastrës kadastrale nr _, në sipërfaqe prej 1500 m2, Z.K , E.C i ngastrës kadastrale nr , në sipërfaqe prej 1500 m2,
Z.K _, B.C i ngastrës kadastrale nr , në sipërfaqe prej 1500 m2, Z.K
, K.P i ngastrës kadastrale , në sipërfaqe prej 4.070 m2, Z.K
dhe I.K i ngastrës kadastrale , në sipërfaqe prej 9174 m2, Z.K
, tani të regjistruara si ngastra kadastrale nr , në sipërfaqe prej
22.437 m2 sipas listës poseduese nr _, ZK _.
Aktgjykimi i Gjykatës
Komunale C. nr. 978/2009, i datës 26.07.2010
Gjykata e shkallës së parë duke vendosur lidhur me kërkesëpadinë e paditësve, pas shqyrtimit dhe administrimit të provave ka ardhur në përfundim se e njëjta është e bazuar duke vendosur:
“APROVOHET kërkesëpadia e
paditësve, dhe VËRTETOHET se të njëjtit janë pronarë të vetëm të ngastrave
kadastrale dhe atë: Sh.B i ngastrës kadastrale nr
, në sipërfaqe prej 1293
m2 dhe ngastrës kadastrale nr , në
sipërfaqe prej 400 m2, Z.K , N.M i ngastrës kadastrale nr , në sipërfaqe
prej 3000 m2 dhe ngastrës kadastrale
nr
, në
sipërfaqe prej 1500 m2,
Z.K
, E.C i ngastrës kadastrale nr , në sipërfaqe prej 1500 m2, Z.K
, B.C i ngastrës kadastrale nr , në sipërfaqe prej 1500 m2, Z.K
, K.Pi ngastrës kadastrale , në sipërfaqe prej 4.070 m2, Z.K
dhe I.K i ngastrës
kadastrale , në sipërfaqe
prej 9174 m2, Z.K
, tani të regjistruara si ngastra kadastrale nr , në sipërfaqe prej
22.437 m2 sipas listës poseduese nr
, ZK ”
Gjykata në procedurën e provave të shqyrtimit kryesor ka administruar provat relevante dhe atë: ka bërë shikimin dhe leximin e listës poseduese nr ZK
, është bërë identifikimi i ngastrave dhe konstatimet lidhur me ndërmarrjen e punimeve ndërtimore me të njëjtat, ka bërë shikimin dhe leximin e kontratave mbi shitblerjen e patundshmërisë Leg. nr. të datës 23.10.2008, lidhur ndërmjet M.V e të tjerë si shitës dhe Sh.B si blerës, kontratës Leg. nr , të datës 26.06.2009, lidhur ndërmjet Sh.B si shitës dhe K.P si blerës, kontratës Leg. nr të datës 30.06.2009, lidhur ndërmjet Sh.B si shitës dhe E.C si blerës, kontratës Leg. nr. të datës 06.11.2008, lidhur ndërmjet Sh.B si shitës dhe N.M si blerës, kontratës Leg. nr të datës 14.04.2009, e lidhur ndërmjet Sh.B si shitës, dhe B.C si blerës, dhe kontratës mbi dhurimin Leg. nr _, të datës 10.11.2008, lidhur ndërmjet Sh.B si dhuratëdhënës, dhe I.K si dhuratëmarrës, ka bërë shikimin dhe leximin e aktvendimeve të zyrës kadastrale komunale të numri i Protokollit me nr , të datës 28.10.2008, numri i protokollit me nr datë 13.08.2009, numri i protokollit nr të datës 17.11.2008, numri i protokollit nr të datës 10.07.2009, numri i protokollit nr të datës 03.07.2009, leximin e raportit të ekspertit të gjeodezisë dhe ndërtimtarisë të datës 29.06.2010.
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se paditësi Sh.B. në bazë të kontratës mbi shitblerjen Leg. nr _, të datës 23.10.2008, regjistrohet si pronarë i vetëm
i ngastrës kadastrale nr _, në sipërfaqe prej 2.24,37 ha, ZK , i cili si i tillë më pastaj bënë copëtimin e ngastrës në fjalë, në sipërfaqe përkatëse, copëtim i cili gjithashtu i nënshtrohet rregullave ekzistuese ligjore dhe se një pjesë e caktuar tani të evidentuara si ngastra të veçanta ia shet personave të vetë këtu paditësve të tjerë, më ç’rast procedura për shitblerjen i nënshtrohet të gjitha veprimeve të parapara ligjore dhe kështu bëhet regjistrimi i të drejtës së pronës në librat përkatëse kadastrale në emër të pritësve në sipërfaqe adekuate të kontraktuara. Ka shtuar se se Sh.B. ne momentin e lidhjes së kontratës mbi shitblerjen e patundshmërisë ka qenë dhe ka mbetur pronar legjitim dhe legal dhe se veprimet e tij, gjegjësisht në procedurën e lidhjes dhe legalizimit të kontratës, nuk ka pasur asnjë lëshim ligjor i cili do të kontestonte legalitetin e kontratës, pra, shitblerja ndërmjet M.V e tjerë, dhe Sh.B ka qenë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, andaj edhe në tërësi është bërë plotësimi i së njëjtës, pagesa e çmimit legalizimi në procedurë të rregullt dhe dorëzimi në shfrytëzim dhe posedim. Tutje ka shtuar se pas legalizimit të plotë të pronës dhe realizimit të kësaj drejtë me posedim dhe disponim të plotë, çka vërtetohet edhe me copëtimin e ngastrës në ngastra më të vogla, me sipërfaqe të caktuar me rinumërim të të njëjtave, lidhen kontrata për shitblerjen ndërmjet Sh.B si shitës në njërën anë, (ngase i njëjti tani është pronar i vetëm legal dhe legjitim), dhe paditësve tjerë në sipërfaqe përkatëse të cilat pas veprimeve të duhura ligjore dorëzohen në shfrytëzim dhe posedim të lirë pronarëve, pra, bëhet plotësimi i të gjitha atributeve të duhura për të fituar të drejtën e pronës, ku në rastin konkret janë plotësuar të gjitha rrethanat e parapara me dispozitat e nenit 36 të Ligjit Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore.
Po ashtu ka theksuar se kontrata mbi shitblerjen e patundshmërisë Leg.nr , e datës 23.01.2008, e lidhur ndërmjet M.V e të tjerë, si shitës, dhe Sh.B si blerës, kontrata Leg. nr. , të datës 26.06.2009, e lidhur ndërmjet Sh.B si shitës, dhe K.P si blerës, kontratës Leg. nr , të datës 30.06.2009, e lidhur ndërmjet Sh.B si shitës, dhe E.C si blerës, kontratës Leg. nr , të datës 06.11.2008, e lidhur ndërmjet Sh.B si shitës dhe N.M si blerës, kontratës Leg. nr , të datës 14.04.2009, e lidhur ndërmjet Sh.B si shitës, dhe B.C si blerës, dhe kontratës mbi dhurimin Leg. nr _, të datës 10.11.2008, e lidhur ndërmjet Sh.B si dhuratëdhënës dhe I.K si dhuratëmarrës, me asnjë akt të vlefshëm juridik nuk janë anuluar, dhe të njëjtat janë në fuqi dhe legale, dhe se anulimi i të drejtës së pronës, respektivisht evidentimi arbitrar i Komunës së , si bartës i së drejtës së pronës vetëm në saje të një kërkese e cila bazohet në një aktgjykim i cili nuk ka të bëjë me pronarët e tanishëm legal
dhe legjitim është e kundërligjshme, ngase anulimi i të drejtë së pronës së M.V e të tjerë nuk ndryshon asgjë sa i përket të drejtës në anën e paditësve Sh.B e të tjerë, andaj gjykata ka konsideruar se veprimi për anulimin e duhur dhe ligjor të kontratave të vlefshme do të sjellë pasiguri të plotë juridike.
Lidhur me pretendimet e të paditurës se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. _, të datës 02.06.2009, ka ndryshuar tërësisht gjendja në këtë çështje juridike ashtu që patundshmëria në fjalë e cila ka qenë në emër të Komunës së , e njëjta është kthyer përsëri në emër të Komunës së
, të njëjtat pretendimet gjykata i ka refuzuar si të pabazuara me arsyetim se në rastin konkret për një gjë të tillë nuk ka bazë ligjore dhe se e paditura realizimin e kërkesave të veta mund ta bëjë me një procedurë, dhe në baza tjera juridike.
Aktgjykimi i Gjykatës
së Qarkut, Ac. nr.
507/2010, i datës 09.06.2011
Gjykata e Qarkut si gjykatë e shkallës së dytë, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore lidhur me aktgjykimin e atakuar kishte gjetur se ankesa e të paditurës është e pabazuar.
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se në procedurën e gjykatës së shkallës së parë nuk ka shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore për të cilat gjykata e shkallës së dytë përkujdeset sipas detyrës zyrtare, dhe se aktgjykimi i atakuar bazohet në gjendjen faktike të drejtë dhe plotësisht të vërtetuar, ku drejtë edhe është aplikuar e drejta materiale kur është vendosur sikurse në shqiptim të aktgjykimit, me të cilin aprovohet kërkesëpadia e paditësve lidhur me vërtetimin e pronësisë së paditësve, dhe po ashtu për vendimin e vet të tillë gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme, të cilat nuk bien në dyshim me pretendimet ankimore të palës së paditur.
Ka shtuar se paditësit janë bërë pronarë të paluajtshmërisë lëndore dhe në momentin e lidhjes së kontratës paluajtshmëria kontestuese ka qenë regjistruar në emër të M.V e të tjerë gjegjësisht Sh.B. Dhe se çdo vendim tjetër të Gjykatës në rastin konkret do të sjell një pasiguri në qarkullimin juridik të paluajtshmërive e cila në rastin konkret është bërë konform dispozitave të ligjit mbi qarkullimin juridik të paluajtshmërive, ku kërkohet forma me shkrim dhe legalizimi i nënshkrimeve të palëve kontraktuese në gjykatë. Tutje ka shtuar se me rastin e lidhjes së kontratave në fjalë ka ekzistuar lista poseduese e cila e ka figuruar në emër të M.V e të tjerë, gjegjësisht Sh.B si shitës, dhe se e paditura nuk mund të
kërkoj nga shitësi në bazë të rregullave të pasurimit të pa bazë kthimin e shumës që e kanë marrë në emër të çmimit të shitblerjes.
Aktgjykimi i Gjykatës Supreme,
Rev. MLC. nr. 260/2011, i datës 14.05.2013
Gjykata Supreme duke vendosur sipas revizionit të të paditurës, dhe kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë së prokurorit të shtetit, ka gjetur se të njëjtat janë të bazuara, duke i ndryshuar kështu aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta, ndërsa kërkesëpadinë e paditësve e ka refuzuar në tërësi si të pabazuar.
Në arsyetim të aktgjykimi ka theksuar se një qëndrim i tillë juridik i gjykatave të instancave më të ulëta nuk mund të pranohet si i drejtë dhe i ligjshëm, ngase sipas vlerësimit të kësaj gjykate, mbi gjendjen e tillë të vërtetuar faktike, gabimisht është zbatuar e drejta materiale, kur ato kanë gjetur se kërkesëpadia e paditësve është e bazuar. Kjo nga fakti se, me aktgjykimin e Gjykatës Supreme Rev. nr datë 02.06.2009, me rastin e ndryshimit të aktgjykimeve të instancës më të ulët përfundimisht është refuzuar kërkesëpadia e paditësve M.V, si shitës dhe blerësit këtu të paditurës. Për këtë arsye paditësve M.V e të tjerë, për anulimin e kontratës mbi shitblerjen e paluajtshmërisë lëndore Leg. nr , e datës 02.09.1959, të lidhur në mes paraardhësit të paditësve S.V, si shitës dhe blerësit këtu të paditurës. Për këtë arsye paditësve M.V e të tjerë, tani e tutje me aktgjykimin e revizionit përfundimisht iu është refuzuar kërkesa për anulim të kësaj kontrate, që do të thotë se ata nuk mund të jenë pronarë të paluajtshmërisë lëndore sipas trashëgimisë nga paraardhësi i tyre S.V, ngase ky i fundit në vitin 1959, këtë ngastër ia ka shitur komunës. Nga kjo bazë, paditësit nuk kanë pasur të drejtë të disponojnë me këtë ngastër kontestuese dhe të njëjtën t’ia shesin paditësit Sh.B, ngase nuk kanë mundësi të bartin në personin tjetër këtu paditësin, një të drejtë pronësore të cilën ata nuk e kanë, dhe si përfundim, Gjykata Supreme e Kosovës, ka gjetur se paditësi Sh.B ngastrën lëndore e ka blerë nga jo pronari, andaj si i tillë nuk mundë të bëhet pronar dhe si rrjedhojë e kësaj po ashtu as paditësit tjerë nuk mund të fitojnë pronësinë në pjesën të ngastrës lëndore, nga jo pronari këtu paditësi Sh.
Ka shtuar se nga të cekurat më lart, gjykata e revizionit ka gjetur se kërkesëpadia e paditësve është e pabazuar dhe për shkak se gjykatat e instancës më të ulët kanë zbatuar në mënyrë të gabuar të drejtën materiale, i ndryshojë aktgjykimet e gjykatave të instancës më të ulët dhe kërkesëpadinë e refuzojë si të pabazuar, për shkak se paditësit e kanë blerë ngastrën nga jo pronari andaj, shitblerjet e tyre
përkitazi me këtë ngastër nuk mund të kenë efekt juridik, meqë edhe më tutje ka ngelur në fuqi kontrata me të cilën paraardhësi i paditësve M.V e të tjerë, këtë ngastër kontestuese ia ka shitur komunës në vitin 1959, dhe çdo disponim me këtë ngastër pa pëlqimin e Komunës së këtu të paditurës është i palejuar.
Komente përmbledhëse
të
vendimeve të rastit:
Ky rast është shumë specifik dhe shumë i rëndësishëm për praktikën gjyqësore sepse kemi vendimin e Gjykatës Supreme që i ndryshon të dy vendimet e gjykatave më të ulëta dhe e refuzon kërkesëpadinë e paditësve për vërtetimin e të drejtës së pronësisë.
Ish pronari i pronës kontestuese në vitin 1959, patundshmërinë kontestuese ia kishte shitur të paditurës Komuna e . Pasardhësit e ish pronarit në vitin 2007, kishin iniciuar kontestin për anulimin e kontratës së shitblerjes të lidhur në mes të paraardhësit të tyre dhe të paditurës. Gjykata e shkallës së parë e kishte aprovuar kërkesëpadinë e paditësve për anulimin e kontratës, ndërsa gjykata e shkallës së dytë në procedurën sipas ankesës e kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.
Pasi që është anuluar kontrata mbi shitblerjen e vitit 1959, dhe vendimi ishte bërë i plotfuqishëm, prona kalon në emrin e pasardhësve të ish pronarit të cilët patundshmërinë ia shesin tani paditësit Sh.B, sipas kontratës mbi shitblerjen e datës 23.10.2008, e legalizuar në gjykatë Leg. nr , ndërsa blerësi Sh.B, tani paditësve në bazë të kontratave mbi shitblerjen këtë patundshmëri ia shet tani paditësve tjerë. Mirëpo pas legalizimit të kontratave Gjykata Supreme e Kosovës me aktgjykimin Rev. nr , të datës 02.06.2009, i ka ndryshuar të dy aktgjykimet e instancave me të ulëta dhe e ka refuzuar kërkesëpadinë e paditësve - pasardhësve të ish pronarit me të cilën kishin kërkuar anulimin e kontratës mbi shitblerjen të vitit 1959, dhe pronësia e pronës kontestuese përsëri ka kaluar në emrin e të paditurës.
Në një situatë të tillë paditësit si blerës të patundshmërive kanë paraqitur padi për vërtetimin e të drejtës së pronësisë. Gjykata e shkallës së parë u ka njohur të drejtën e pronësisë, ndërsa gjykata e shkallës së dytë e ka vërtetuar vendimin gjykatës së shkallës së parë, mirëpo Gjykata Supreme në këtë rast ka vendosur për ndryshimin e të dy aktgjykimeve të gjykatave të instancave me të ulëta duke e refuzuar në tërësi kërkesëpadinë e paditësve për vërtetimin e të drejtës së pronësisë.
Arsyetimi i Gjykatës Supreme për refuzimin e kërkesëpadisë së paditësve qëndron në atë se kjo gjykatë vlerëson se paditësit e kanë blerë patundshmërinë nga jo pronari, prandaj është vendosur për refuzimin kërkesëpadisë.
Në këtë rast, duket se ka vlejtur parimi se mund të bartësh vetëm të drejta që ke, në subjektin tjetër.
Ky rast e ka vendosur edhe një standard që ndoshta edhe mund të diskutohet në të ardhmen nga shkaku se paditësit patundshmërinë e kanë blerë me kontratë të rregullt në kohen kur shitësi ka mundur ta konfirmojë me dokument publik të drejtën e pronësisë, megjithatë anulimi i aktgjykimeve të instancave me të ulëta automatikisht pronën e ka rikthyer në emrin e të paditurës, pavarësisht që në ndërkohë ishin ndërruar pronarët.
Ky është një rast që e ngrit një temë për diskutim e që ka të bëjë me shtrirjen e efektit të aktgjykimit edhe përtej palëve e që sipas literaturës në disa raste edhe është i mundur.
0 Comments