Vërtetim i të drejtës së pronësisë në pronë shoqërore
Përshkrimi i rastit:
Paditësit H.R dhe A.R kanë paraqitur padi për vërtetimin e pronësisë, kundër të paditurës Komuna e , me të cilën kanë kërkuar që të vërtetohet se
paditësi H.R është pronar i pjesës
së ngastrës kadastrale nr , në sipërfaqe prej 661 m2, e cila ngastër
me rastin e regjistrimit do të marrë numrin , ndërsa
paditësi A.R. është pronar
i një pjese të ngastrës kadastrale nr , në sipërfaqe
prej 1062 m2, e cila me rastin
e regjistrimit do të marrë numrin , ashtu që
të
detyrohet e paditura
që paditësve t’ua njeh këtë
të drejtë.
Aktgjykimi i Gjykatës
Komunale C. nr. 38/2010,
i datës 15.09.2010
Gjykata e shkallës së parë duke vendosur lidhur me kërkesëpadinë e paditësve, pas shqyrtimit dhe administrimit të provave ka ardhur në përfundim se e njëjta është e bazuar dhe ka vendosur:
“APROVOHET NË TËRËSI SI E BAZUAR kërkesëpadia e
paditësve, dhe VËRTETOHET se
paditësi H.R është pronar i pjesës
së ngastrës kadastrale nr , në sipërfaqe prej 661m2, e cila ngastër
me rastin e regjistrimit do të marrë numrin , ndërsa paditësi
A.R. është pronar i një pjese të ngastrës
kadastrale nr
, në sipërfaqe
prej 1062 m2,
e cila me rastin e regjistrimit do të marrë numrin , ashtu që të detyrohet e paditura
që paditësve t’ua njeh këtë të drejtë”
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se nga fleta poseduese nr ZK
, është vërtetuar se pasuria kontestuese evidentohet në emër të pronës shoqërore “ Publike”, dhe e pa kategorizuar, me kulturë 0, me të cilat menaxhon e paditura, dhe se këtë pasuri paditësit e kanë në shfrytëzim dhe posedim që 40 vite, ku me daljen në vend shikim gjykata ka vërtetuar se paditësit në këto ngastra kanë ndërtuar nga një lokal secili veç e veç, dhe pasurinë të cilën e kërkojnë paditësit përkufizohet në të gjitha anët me pasuri private, dhe askund nuk kufizohet me pasuri shoqërore.
Gjykata nga deklaratat e paditësve kishte vërtetuar se të njëjtit i kanë në posedim dhe shfrytëzim për më shumë se 40 vite paluajtshmëritë kontestuese, të cilat kanë deklaruar se i kanë blerë nga H.S, të cilin fakt gjykata e kishte vërtetuar nga deklaratat e dëshmitarëve A.F dhe I.R, të cilët kishin deklaruar se paditësit këtë pasuri e kanë punuar, pastaj e kanë mbjellë me kultura të ndryshme si tërshërë, grurë dhe misër. Tutje ka shtuar se pasuria të cilën paditësit e kërkojnë është në fshatin , dhe atë parcela kadastrale nr , në vendin e quajtur “ _”, dhe në fillim të parcelës është rruga që shkon përreth pasurisë të cilën e kërkojnë që shkon në ara, pastaj është lokali i paditësit A.R pastaj një pjesë është livadh, dhe është e ndarë me tela, pastaj është lokali i paditësit H.R, dhe përfundon në rrugën e asfaltuar -
Gjykata ka shtuar se nga provat e administruara ka nxjerrë konstatimin se paditësit këtë pasuri e kanë në shfrytëzim dhe posedim të pa penguar nga askush, dhe se nuk janë penguar as nga e paditura, pastaj e paditura asnjëherë nuk ka paraqitur asnjë fletëparaqitje për uzurpim të pronës shoqërore, dhe po ashtu gjykata duke marrë për bazë edhe deklaratat e dëshmitarëve ka vendosur që t’ua njeh paditësve të drejtën e pronësisë në këto pjesë të kësaj paluajtshmërie, pasi që paditësit në këtë paluajtshmëri i kanë ndërtuar secili nga një lokal, dhe se paluajtshmëria gjendet në vendin ku nuk ka pasuri shoqërore, dhe në të gjitha anët kufizohet me pronën private, andaj duke u mbështetur në dispozitat e nenit 40, paragrafit 1 të Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore, vendosi që ta aprovojë si të bazuar kërkesëpadinë e paditësve.
Pretendimet e të paditurës që kërkesëpadia të refuzohet si e pabazuar, për shkak se kjo paluajtshmëri evidentohet si pronë shoqërore, të njëjtat pretendime gjykata i ka refuzuar si të pabazuar, me arsyetim se e paditura asnjëherë nuk i ka penguar paditësit në shfrytëzimin e kësaj pasurie, dhe se paditësit kanë ndërtuar lokale në këto ngastra, po ashtu të njëjtin e kanë në posedim dhe shfrytëzim që 40 vite, andaj edhe në bazë të këtyre fakteve ka vendosur si në dispozitiv të aktvendimit.
Aktgjykimi i Gjykatës
së Apelit, Ac. nr.
1952/2012, i datës 07.02.2014
Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore lidhur me aktgjykimin e atakuar kishte gjetur se ankesa e të paditurës është e bazuar, duke e ndryshuar kështu aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, ndërsa kërkesëpadinë e paditësve e ka refuzuar në tërësi si të pabazuar.
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se nisur nga kjo gjendje e fakteve të paraqitura, gjykata ankimore nuk e pranon vlerësimin juridik të gjykatës së shkallës së parë, për shkak se aktgjykimi nuk është marrë në shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 182 paragrafi 2 pika n), e LPK- së, të cilat gjykata ankimore i shikon sipas detyrës zyrtare, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë, mirëpo nga kjo gjendje e konstatuar faktike gabimisht është zbatuar e drejta materiale.
Ka shtuar se kolegji i Gjykatës së Apelit vlerëson se pasuria të cilën pretendojnë paditësit është e regjistruar si pronë shoqërore e që kjo vërtetohet edhe nga fleta poseduese nr.66 ZK B., dhe se gjykata e shkallës së parë në asnjë moment nuk ka mundur që pasurinë shoqërore ta vërtetojë si pasuri private e personave fizikë, sepse në rastin konkret raporti juridik është krijuar derisa ishte në fuqi Ligji mbi
Marrëdhëniet Themelore Pronësoro-Juridike, Ligji mbi Qarkullimin e Paluajtshmërive, Ligji mbi Tokën Bujqësore, dhe Ligji mbi Punën e Bashkuar.
Kështu që sipas Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësoro-Juridike në dispozitën e nenit 29 është përcaktuar se: “për sendet në pronësi
shoqërore e drejta
e pronësisë nuk mund të fitohet
me parashkrim fitues”, pra, e drejta
e pronësisë nuk mund të ekzistojë
mbi sendet që mund të jenë vetëm pronësi
shoqërore, andaj sipas kësaj dispozite ligjore me mbajtje, përkatësisht shfrytëzim dhe posedim të çfarë do kohëzgjatje qoftë ajo, nuk mund të fitohet e drejta për sendet në
pronësi shoqërore, siç është
rasti konkret me paditësit.
Tutje ka shtuar se edhe
në dispozitat e nenit 9
të Ligjit mbi Qarkullimin
e Paluajtshmërive është përcaktuar se: “tjetërsimi i pasurisë
së paluajtshme nga pronësia
shoqërore bëhet në ankandin publik, përkatësisht me marrjen e ofertave
me shkrim, kurse me marrëveshjen e drejtpërdrejtë bëhet vetëm atëherë kur tjetërsimi nëpërmjet ankandit publik, përkatësisht kur paraqitja e ofertave
me shkrim mbetet e pasuksesshme”, ndërsa në paragrafin 2 të të njëjtit nen përcaktohet se:
“kontrata mbi tjetërsimin e pasurisë
së paluajtshme nga pronësia shoqërore kundër dispozitës së paragrafi
1 të këtij neni është nule”, andaj në rastin konkret
kjo vlen edhe për paditësit.
Ka shtuar se me dispozitat e nenit 6, paragrafit 2 të Ligjit mbi Tokën Bujqësore
thuhet se: “në tokën bujqësore të pronësisë
shoqërore nuk mund të fitohet
e drejta e pronësisë përmes mbartjes”, ndërsa dispozitat e nenit 226 të Ligjit mbi Punën e Bashkuar, i cili ka qenë në fuqi kur paditësit e kanë shfrytëzuar pronën shoqërore, theksohet se: “nëse paluajtshmëria ka kaluar në pronësi private pa bazë juridike,
kthimi i saj mund të kërkohet në afat prej pesë vitesh,
nga data e marrjes në dijeni, e më së voni në afat prej dhjetë
vitesh”, andaj gjykata në rastin konkret ka theksuar se gjykata
e shkallës së parë pasi ka vërtetuar gjendjen faktike, gabimisht ka zbatuar të drejtën
materiale kur i është referuar dispozitës së nenit 40 të Ligjit për Pronësinë
dhe të Drejtat
Tjera Sendore, sepse një dispozitë
e tillë
është në fuqi shumë vite pasi që kanë ndodhur situatat e ndryshuara në paluajtshmëritë kontestuese. Tutje ka shtuar se edhe pse Ligji mbi Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore
nuk ka ndonjë dispozitë që përcakton
se e drejta e pronësisë
nuk mund të fitohet mbi sendin në pronësi
shoqërore, në rastin
konkret ky ligj nuk ka mundësi
të zbatohet ngase raporti
juridik është krijuar siç thuhet para 40 viteve,
derisa ky ligji nuk ka qenë në fuqi, dhe i cili nuk mund të ketë
fuqi retroaktive.
Aktvendimi i Gjykatës Supreme
Rev. nr. 139/2014, i datës
19.05.2014
Gjykata Supreme, duke vendosur sipas revizionit të paditësve, të njëjtin e ka hedhur pasi ka gjetur se është i palejuar, duke e vërtetuar kështu aktgjykimin e gjykatës së shkallës së dytë.
Në arsyetim të aktvendimit ka theksuar se revizionin e paditësve e ka hedhur poshtë si të palejuar për shkak se vlera e kontestit në padinë e paditësve të dorëzuar në gjykatë me datë 22.01.2010, është caktuar në shumë prej 1000 euro, ndërsa paditësit në emër të taksës gjyqësore me datë 22.01.2010, kanë paguar shumën prej 15.00 euro.
Ka shtuar se me dispozitat e nenit 211, paragrafit 2 të LPK-së, përcaktohet se revizioni nuk lejohet në kontestet pronësoro-juridike në të cilat kërkesa ka të bëjë me kërkesat në të holla, me dorëzimin e sendit ose me përmbushjen e ndonjë premtimi tjetër, në qoftë se vlera e objektit të kontestit në pjesën e goditur të aktgjykimit nuk kalon shumën prej 3000 euro, andaj gjykata në kuptim të nenit të cituar, ka vendosur që ta hedhë revizionin e paditësve si të palejuar.
Komente përmbledhëse
të
vendimeve të rastit:
Në këtë rast Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur revizionin për shkak të vlerës së objektit të kontestit. Pavarësisht kësaj ky rast është përzgjedhur për këtë përmbledhje për shkak të natyrës se çështjes, dhe për shkak se gjykatat e instancave me të ulëta kanë mbajtur qëndrime të ndryshme lidhur me themelësinë e kërkesëpadisë.
Gjykata e shkallës së parë nuk i ka përmbushur përgjegjësitë ligjore që i ka përkitazi me caktimin e vlerës së objektit të kontestit.
Me dispozitën e nenit 36 të Ligjit për Procedurën Kontestimore
është përcaktuar se: “Nëse paditësi
nuk e ka përmendur
fare vlerën e objektit
të kontestit në padinë e paraqitur
në gjykatë, apo nëse ai vlerën e tillë e ka caktuar tepër të lartë apo shumë më të vogël se që është ajo realisht, atëherë gjykata sipas detyrës zyrtare, apo sipas prapësimit të palës së paditur,
më së voni në seancën
përgatitore, e nëse kjo nuk është mbajtur, atëherë në seancën
për shqyrtimin kryesor të çështjes juridike, por para se të fillojë shqyrtimi
i çështjes kryesore,
shpejtë dhe në mënyrë të përshtatshme do ta caktojë,
përkatësisht do ta verifikojë saktësinë e vlerës së treguar në padi nga paditësi. Në rast të këtillë
gjykata vendos me aktvendim kundër
të cilit nuk lejohet ankimi.”.
Në këtë rast objekt kontestit është vërtetimi i së drejtës se pronësisë për një pronë e cila ka vlerë kontesti shumëfish me të lartë se vlera e treguar në padi prej 1000 euro, megjithatë rasti ka mbetur pa u shqyrtuara në Gjykatën Supreme të Kosovës, për shkak se vlera e treguar në padi ka qenë në lartësi prej 1000 euro, ndërsa kushti i lejimit të revizionit është që kontesti të ketë vlerë mbi 3000 euro, e po ashtu paditësi taksën gjyqësore e ka paguar në lartësi prej 15 euro.
Do të ishte shumë i rëndësishëm edhe vlerësimi i Gjykatës Supreme sikur çështja të shqyrtohej sipas revizionit, por mos zbatimi i përgjegjësive ligjore nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe moskujdesi i palëve i ka privuar të njëjtit nga mundësia e shfrytëzimit të revizionit si mjet i jashtëzakonshëm me të cilën do të mund të vlerësohej ligjshmëria e vendimeve të instancave me të ulëta.
Është krejt e kuptueshme që vlera e objektit të kontestit është element i padisë i përcaktuar me ligj por nuk është kusht i domosdoshëm i padisë.
Sipas kësaj edhe në rastet kur
pala nuk e ka caktuar vlerën e objektit
të kontestit gjykata nuk do ta hedhë
poshtë padinë dhe as nuk do t’ia kthejë paditësit
padinë në përmirësim, por në mënyrë të përshtatshme do ta caktoj vlerën
deri në fazën e procedurës kur lejohet caktimi i vlerës se objektit
të kontestit (...,më së voni në seancën përgatitore, e nëse kjo nuk është mbajtur, atëherë në seancën
për shqyrtimin kryesor të çështjes
juridike, por para se të fillojë shqyrtimi
i çështjes kryesore,
shpejtë dhe në
mënyrë të përshtatshme do ta caktojë).
Përveç përgjegjësisë që ka gjykata e shkallës së parë për ta caktuar vlerën e objektit të kontestit, e njëjta ka përgjegjësi për të vlerësuar edhe lejueshmërinë e revizionit dhe nëse gjen se është i palejuar të njëjtin ta hedh. Në rastin konkret gjykata e shkallës së parë nuk e ka përmbushur asnjërin nga përgjegjësitë e cekura: atë të caktimit të vlerës së objektit të kontestit dhe atë të hedhjes se revizionit për shkak të pa lejueshmërisë.
Gjykata Supreme e Kosovës për hedhjen e revizionit si i palejueshëm i është referuar dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore nga neni 36, 221.2, 218 dhe 221.
0 Comments