Vërtetim i të drejtës së pronësisë në bazë të shitblerjes dhe mbajtjes
Përshkrimi i rastit:
Paditësi J.B, ka paraqitur padi për vërtetimin e pronësisë, kundër të paditurës
Komuna e
, me të cilën ka kërkuar që t’i njihet e drejta pronësore në
ngastrën kadastrale nr , me kulturë kullosë e klasit III. në sipërfaqe prej
0.32.88 ha, fleta poseduese nr ZK Lupç i Poshtëm,
dhe të detyrohet e paditura që t’ia njoh këtë
të
drejtë.
Aktgjykimi i Gjykatës
Komunale C. nr. 878/2008, të datës
01.12.2009
Gjykata e shkallës së parë duke vendosur lidhur me kërkesëpadinë e paditësit, pas shqyrtimit dhe administrimit të provave ka ardhur në përfundim se e njëjta është e pabazuar duke vendosur:
“REFUZOHET kërkesëpadia e paditësit
me të cilën ka kërkuar që t’i njihet e drejta pronësore
në ngastrën kadastrale nr
, me kulturë
kullosë e klasit III.
në
sipërfaqe prej 0.32.88
ha, fleta poseduese
nr
ZK , dhe të detyrohet e paditura që t’ia njoh
këtë të drejtë.”
Gjykata në procedurën e provave të shqyrtimit kryesor ka administruar provat relevante dhe atë: leximin e ekspertizës së gjeodezisë, shikimin e kopjes së planit; dhe shikimin e fletës poseduese nr ZK .
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se në bazë të ekspertizës së gjeodezisë, është vërtetuar se paluajtshmëria kontestuese sipas elaboratit kadastral që posedon Drejtoria për Kadastër dhe Gjeodezi, që nga viti 1960, evidentohet në emrin e të paditurës - pronës shoqërore, dhe që nga ky vit nuk ka pasur kurrfarë ndryshimesh apo ndarjesh. Ka shtuar se thëniet e paditësit se kjo paluajtshmëri është eksproprijuar apo nacionalizuar janë irelevante në këtë çështje, për shkak se kjo paluajtshmëri nuk ka pasur nevojë për eksproprijim pasi që ka qenë pronë shoqërore e të paditurës, ndërsa sa i përket nacionalizimit ka shtuar se kjo nuk vjen në shprehje pasi që asnjëherë nuk ka pasur nacionalizim nga ana e të paditurës. Tutje ka shtuar se paditësi me asnjë provë nuk ka mundur ta argumentojë se ngastra kontestuese ka qenë e paraardhësve të tij, apo e tij.
Aktgjykimi i Gjykatës
së Apelit, CA. nr. 1627/2012, i datës 08.04.2015
Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore lidhur me aktgjykimin e atakuar kishte gjetur se ankesa e paditësit është e pabazuar.
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se, pas ekzaminimit të aktgjykimit të atakuar, ka ardhur në përfundim se i njëjti nuk është i përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të LPK-së, për të cilat kjo gjykatë kujdesët sipas detyrës zyrtare, kurse pretendimet ankimore të cilat bëjnë fjalë për shkelje të tilla janë të pabazuara. Aktgjykimi i atakuar është në masë të mjaftueshme i arsyetuar, dispozitivi i të njëjtit është në pajtim me faktet thelbësore, kurse arsyet e fakteve thelbësore janë në lidhje logjike me provat e administruara.
Ka shtuar se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë, dhe nga kjo gjendje e konstatuar faktike, është zbatuar edhe e drejta materiale në mënyrë të drejtë, pasi që paditësi nuk i ka argumentuar pohimet se patundshmëria lëndore ndonjëherë ka qenë pronë e tij, ose të njëjtën e ka fituar në ndonjë mënyrë tjetër. Bazuar në nenin 29 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësoro- Juridike, pronësia nuk mund të fitohet me anë të mbajtjes në paluajtshmëritë të cilat janë në pronësi shoqërore. Po ashtu ka theksuar se është e vërtetë se është fshirë neni i përmendur i ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për
Marrëdhëniet Themelore Pronësoro-Juridike, mirëpo me fshirjen e këtij neni nuk është bërë konvalidimi dhe fuqizimi i gjendjes poseduese të mëhershme dhe i zbatimit të së drejtës së pronësisë me mbajtje në sendet që kanë qenë pronë shoqërore.
Aktgjykimi i Gjykatës Supreme,
Rev. nr.
344/2015
Gjykata Supreme, duke vendosur sipas revizionit të paditësit, ka gjetur se i njëjti është i pabazuar, duke e vërtetuar kështu aktgjykimin e gjykatës së shkallës së dytë.
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se kjo gjykatë e pranon në tërësi si të bazuar qëndrimin juridik të dy gjykatave të instancave më të ulëta lidhur me refuzimin e kërkesëpadisë së paditësit, kjo për shkak se të dyja aktgjykimet nuk përfshihen në shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore në të cilat paditësi thirret në revizion, dhe as në shkelje për të cilat gjykata kujdeset sipas detyrës zyrtare në bazë të nenit 215 të LPK-së.
Lidhur me pretendimet e paditësit në revizion se aktgjykimet janë marrë në zbatim të gabuar të së drejtës materiale, gjykata ka theksuar se të njëjtat pretendime janë të pabazuara ngase në revizion nuk thuhet se cila dispozitë, e cilit ligj nuk është zbatuar, apo se gabimisht është zbatuar me rastin e refuzimit të kërkesëpadisë së paditësit, andaj edhe duke u bazuar në ekspertizën e gjeodezisë, të administruar si provë materiale nga gjykata e shkallës së parë, rezulton se që nga viti 1960, paluajtshmëria kontestuese evidentohet si pronësi shoqërore, e cila gjerë më tani nuk ka ndryshuar, dhe se paditësi nuk e ka argumentuar në mënyrë të sigurt me provat e propozuara nga ana e tij, se ai apo paraardhësit e tij kanë disponuar me të drejtën e pronësisë në paluajtshmërinë kontestuese, apo se këtë të drejtë e kanë fituar sipas ndonjë baze të vlefshme juridike për fitimin e pronësisë mbi sendet e paluajtshme.
Po ashtu, sa i përket pamundësisë së fitimit të pronësisë në paluajtshmërinë kontestuese e cila prej vitit 1960 evidentohet si pronësi shoqërore, të njëjtin qëndrim e ka pranuar edhe Gjykata Supreme, duke arsyetuar se ndryshimet e Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësoro-Juridike, nuk kanë efekt retroaktiv, kështu që tek prej vitit 1996 e tutje, do të mund të llogaritej afati ligjor për parashkrim fitues në sendet në pronësi shoqërore, mirëpo sipas kushteve të cilat i përcakton neni 28 i ligjit të cituar, për posedim të ligjshëm dhe me mirëbesim.
Komente përmbledhëse
të
vendimeve të rastit:
Në rastin e përshkruar më
sipër, qartë nxirret
konkludimi se e drejta
e pronësisë nuk mund të fitohet me parashkrim fitues në pronësinë
shoqërore. Të paktën ky qëndrim
është i tillë për rastet që i referohen
afatit të parashkrimit në periudhën
para vitit 1996, kur ka ndodhur ndryshimi i Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridike Pronësore. Praktika gjyqësore për rastet e parashkrimit, parashkrimin në pronësinë
shoqërore, e që i referohen
mbajtjes së pronës para vitit 1996, është mjaft e qartë dhe unike, në atë mënyrë që në vendimet
gjyqësore të Gjykatës
Supreme të kësaj natyre është vënë theksi se ligji nuk ka efekt retroaktiv. Pra, nga kjo konkludohet se periudha e posedimit
të pronës para vitit 1996, edhe në qoftë se merret i vlefshëm
ndryshimi i Ligjit
mbi Marrëdhëniet Themelore Juridike Pronësore, nuk llogaritet në afatin
e parashkrimit. Këtë qëndrim
në rastin e sipër përshkruar e ka mbajtur
edhe Gjykata e Apelit dhe rrjedhimisht edhe Gjykata
Supreme. Gjykata e Apelit në rastin konkret ka theksuar se: “ Është e vërtetë se ligji për ndryshimin e Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridike Pronësore (Gazeta zyrtare RFJ numër 29/96 ka hyrë në fuqi me 04.07.1996) është fshirë neni 29 i LMTHJP-së, megjithatë, me fshirjen e këtij neni nuk është bërë konvaliditeti dhe fuqizimi i gjendjes
poseduese të mëhershme
dhe i zbatimit të së drejtës - pronësisë
mbajtëse në sendet që kanë qenë pronë shoqërore. Risitë në dispozitat kalimtare
dhe përfundimtare
përmbajnë rregullat për zbatimin retroaktiv të ligjit, andaj afati për mbajtje
kur është në pyetje ajo pronë fillon të rrjedh në datën 04.07.1996, përkatësisht nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridike Pronësore”.
Për këtë çështje, përfundim identik ka mbajtur edhe Gjykata Supreme e Kosovës. Siç mund të vërehet nga arsyetimi i vendimeve gjyqësore, referenca në Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridike Pronësore, më tepër është shfrytëzuar për të arsyetuar përfundimin për pathemelësinë e kërkesëpadisë për rastet që i referohen posedimit të patundshmërive edhe në periudhën para vitit 1996, se sa, si qëndrim i Gjykatës Supreme se Ndryshimi dhe Plotësimi i Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridike Pronësore është i vlefshëm. Është krejt e natyrshme që Gjykata Supreme e Kosovës do të ketë një qëndrim përfundimtar në momentin që paraqiten rastet e kërkesave për fitimin e pronësisë me mbajtje, e të cilat si periudhë të mbajtjes i referohen vetëm periudhës pas datës 04.07.1996. Në ato raste që potencialisht mund të paraqitën, sigurisht që do të këtë një qëndrim unik se a do të pranohet
Ndryshimi dhe Plotësimi i Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridike Pronësore, i vitit 1996. Këtë interpretim e bëjmë nga arsyeja se referenca e deritanishme në ndryshim plotësimin e vitit 1996 ka qenë kryesisht për të arsyetuar pamundësinë e veprimit retroaktiv të ligjit material, dhe pamundësinë që të validizohet një gjendje posedimi e periudhës së para ndryshim-plotësimit të ligjit.
Është krejt e mundshme dhe e pritshme që rastet që mund të paraqiten tani e tutje e të cilat për bazë kanë fitimin e pronësisë më parashkrim në pronën shoqërore, të mendohet edhe impakti që do të ketë zbatimi i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe Protokollet e saj në vendin tonë dhe konteksti që diktohet nga kjo konventë për barazinë e pronës shoqërore me pronën private edhe në kuptimin që në të dy llojet e pronësisë të vlejë parashkrimi.
Besojmë që në vëmendjen e praktikës gjyqësore duhet të jetë edhe një çështje që është shumë e rëndësishme për ta njohur pronësinë me parashkrim fitues e që ka të bëjë me mirëbesimin. Mirëbesimi si kusht për posedimin dhe rrjedhimisht për fitimin e të drejtës së pronësisë me parashkrim fitues nuk mundet dhe nuk duhet të nënvlerësohet nga praktika gjyqësore. Për rrjedhojë edhe nëse do të pranohet në të ardhmen se pronësia mund të fitohet me parashkrim fituese edhe në pronën shoqërore është potencialisht e mundshme që kushti i mirëbesimit për posedimin e pronës vështirë se mund të plotësohet në ato raste. Ky nuk është një opinion paragjykues dhe prejudikues, por është një vlerësim i mbështetur në standardet e deritanishme të praktikës gjyqësore, e sipas të cilës parimisht, mirëbesimi është pranuar si prezumim në dy raste. Rasti i parë kur pronat janë kryesisht në fqinjësi dhe kufijtë faktik ekzistojnë për një periudhë të gjatë e që dallojnë nga kufijtë kadastral, dhe rasti i dytë kur për pronën e caktuar është realizuar një transaksion joformal që nënkupton pagesën e çmimit dhe futjen në posedim sipas një marrëveshje, por pa i plotësuar kushtet që me punë juridike të bartet pronësia.
0 Comments