Vërtetim i të drejtës së pronësisë me parashkrim fitues
Përshkrimi i rastit:
Paditësi M.S ka paraqitur padi për vërtetimin e pronësisë, kundër të paditurës Bashkësia , me të cilën ka kërkuar që të vërtetohet se paditësi është pronar i parcelave P , në vendin e quajtur “ ”, në sipërfaqe prej 4810m2, dhe P , në vendin e quajtur “ ”, në sipërfaqe prej 3687m2, ashtu që të detyrohet e paditura që t’ia njoh këtë të drejtë paditësit.
Aktgjykimi i Gjykatës
Komunale, C. nr. 11/2011,
i datës 23.11.2012
Gjykata e shkallës së parë duke vendosur lidhur me kërkesëpadinë e paditësit, pas shqyrtimit dhe administrimit të provave ka ardhur në përfundimin se e njëjta është e pabazuar dhe ka vendosur:
“REFUZOHET kërkesëpadia
e
paditësit, me të cilën
ka
kërkuar që të
VËRTETOHET se paditësi është pronar
i parcelave P , në vendin
e
quajtur “ vendin e quajtur “
”, në sipërfaqe
prej 4810 m2,
dhe P , në ”, në sipërfaqe
prej 3687 m2, dhe të DETYROHET
e
paditura që t’ia njoh të drejtën e pronësisë
paditësit, dhe pas ta bartë në librat kadastral dhe ta regjistrojë në librat e tokës, në
emrin e paditësit”.
Gjykata në procedurën e provave të shqyrtimit kryesor ka administruar provat relevante dhe atë: certifikatën mbi paluajtshmërinë P , dhe certifikatën e pronës P , të evidentuar në emër të V.; deklaratën e ekspertëve të gjeodezisë sipas daljes në teren; skicën e terrenit; dhe listën regjistruese.
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se pronat kontestuese evidentohen në emër të të paditurës dhe nuk është kontestuese se Xhamia e fshatit ia ka dhënë paditësit parcelën nr , në sipërfaqe prej 4810 m2, në shfrytëzim në mirëbesim duke u bazuar në gjendjen e rëndë ekonomike të babait të paditësit, ndërsa parcela nr _, në sipërfaqe prej 3687 m2, është vërtetuar se paditësi nuk e ka marrë në emër të kompensimit për ndërtimin e Xhamisë të fshatit , pasi që nga paditësi dhe nga të gjithë dëshmitarët është vërtetuar fakti se sa i përket ndërtimit të Xhamisë, këshilli i kësaj Xhamie ia ka dhënë në ndërtim Xhaminë, Z.S, dhe jo paditësit, dhe këtë fakt e ka vërtetuar edhe vet paditësi, se këtë punë e ka pasur përmbi vete Z.S, dhe ne kemi punuar pasi që na ka ftuar Z.S për ta ndërtuar Xhaminë, dhe po ashtu paditësi e ka pranuar faktin se asnjëherë deri në parashtrimin e padisë nuk ka parashtruar kërkesë për bartjen e librave kadastral, dhe duke u bazuar në faktin se sa i përket ndërtimit të Xhamisë, ku pretendon paditësi se në emër të borxhit për punën e kryer i është dhënë kjo ngastër, gjykata këtë e ka vërtetuar në bazë të deklaratave të dëshmitarëve, dhe vet të paditësit, pasi që të gjithë e kanë vërtetuar faktin se Këshilli i Xhamisë, ka pasur marrëveshje për ndërtimin e Xhamisë me punë kryerësin Z.S, dhe jo me paditësin, dhe se paditësi ka pasur të drejtë që me padi të kërkojë nga Z.S, kompensimin e borxhit, për punën që e ka kryer tek ai në Xhaminë e fshatit.
Gjykata ka shtuar se duke u bazuar edhe në faktin se kjo pronë është e komunitetit Islam, respektivisht e Xhamisë së fshatit , dhe duke u bazuar në dispozita e nenit 20 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësore-Juridike, nuk përmbushet asnjë kriter që të vërtetohet baza e kërkesëpadisë siç pretendon paditësi, andaj gjykata ka ardhur në përfundim se kërkesëpadia e paditësit duhet të refuzohet si e pabazuar, pasi që pasuria shoqërore nuk fitohet në bazë të parashkrimit fitues me mirëbesim.
Aktgjykimi i Gjykatës
së Apelit, Ac. nr.
535/2013, i datës 11.11.2016
Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore lidhur me aktgjykimin e atakuar kishte gjetur se ankesa e paditësit është e pabazuar.
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se vlerësimin juridik të gjykatës së shkallës së parë, si të ligjshëm dhe të rregullt e pranon edhe gjykata ankimore, për shkak se paditësi gjatës seancës së shqyrtimit kryesor nuk ka argumentuar prova të mjaftueshme dhe relevante se i njëjti është pronar i paluajtshmërisë, për të cilën pretendon se është pronar. Ka shtuar se paditësi nuk e ka argumentuar se pjesa e paluajtshmërisë e cila është objekt i kontestit, a i është dorëzuar nga ish pronari, përkatësisht nga e paditura , ngase për fitimin e pronësisë përveç kontratës së shitblerjes është kusht esencial dorëzimi i paluajtshmërisë, që në rastin konkret për pjesën e paluajtshmërisë që është objekt shqyrtimi nuk është provuar nga seancës së shqyrtimit kryesor, se i është dorëzuar kjo pjesë e paluajtshmërisë, dhe se paditësi i ka shfrytëzuar këto paluajtshmëri me mirëbesim. Ka shtuar se paluajtshmëria me parashkrim fitues fitohet vetëm kur e kemi posedimin me mirëbesim, gjersa, nëse posedimi është me keqbesim atëherë nuk mund të fitohet paluajtshmëria me parashkrim fitues me mbajtje, pa marrë parasysh se sa vite është shfrytëzuar paluajtshmëria që është objekt shqyrtimi.
Aktgjykimi i Gjykatës Supreme,
Rev. nr.
41/2017, i datës 28.03.2017
Gjykata Supreme duke vendosur sipas revizionit të paditësit, ka gjetur se i njëjti është i pabazuar, duke e vërtetuar kështu aktgjykimit e gjykatës së shkallës së dytë.
Në arsyetim të aktgjykimi
ka theksuar se aktgjykimet e gjykatave
të instancave më të ulëta,
nuk janë përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore për të cilat kjo gjykatë
kujdeset sipas detyrës zyrtare, ngase dispozitivi i aktgjykimit është i qartë, dhe në përputhje
të plotë me arsyetimin, kurse në arsyetim
janë dhënë arsye të plota dhe të mjaftueshme për të gjitha faktet
relevante të vlefshme për gjykimin e drejtë të
kësaj çështjeje juridike.
Ka shtuar se, i konsideron si të drejta dhe të ligjshme
qëndrimet e gjykatave
të instancave më të ulëta përkitazi
me refuzimin e kërkesëpadisë së paditësit, pasi që janë dhënë arsye bindëse dhe të pranueshme edhe nga gjykata e revizionit, pasi që me nenin 20 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësore-Juridike, parashihet se: “e drejta
e
pronësisë fitohet sipas ligjit,
në bazë të veprimit
juridik, dhe
me
trashëgimi, apo me vendim të organit
shtetëror në mënyrën dhe kushtet
e përcaktuara me ligj”, andaj në rastin konkret paditësi nuk e ka
provuar as bazën juridike
dhe as mënyrën e fitimit
(iustus titullus - modus aquirendi), të paluajtshmërisë kontestuese.
Ka shtuar se nuk qëndrojnë
pretendimet e revizionit se paditësi e ka fituar
pronësinë në parcelat
kontestuese sipas faljes, përkatësisht me
parashkrim fitues (mbajtje), ngase sipas konstatimit të ekspertit
rezulton se parcelat
nr , dhe nr , me rastin e aero-fotografimit të vitit 1969, sipas fletëregjistrimit nr. 100, të njëjtat
janë evidentuar në emër të Bashkësisë së Fesë Islame në _, e nënshkruar nga tre anëtarët përkatës të Komisionit, andaj paditësi nuk ka argumentuar me asnjë provë se është pronar
i parcelave të sipër përmendura, dhe se nuk e ka provuar as bazën juridike dhe as mënyrën e fitimit të pronësisë, siç parashihet me dispozita ligjore. Po ashtu nuk ka argumentuar përkitazi me parcelën e parë, se e njëjta
i është falur,
si, nga kush i është falur, nuk ka kontratë mbi faljen me pronarin juridik, këtu të paditurën, kurse sa i përket parcelës
së dytë, po ashtu nuk e ka provuar pretendimin nga padia dhe nga seanca gjyqësore
se kinse i është dhënë nga Këshilli i Xhamisë
së fshatit, si kompensim
për ndërtimin e Xhamisë,
ngase punë kryerësi ishte
Z.S, dhe jo paditësi. Po ashtu ka theksuar
se paditësi nuk e ka fituar të drejtën e pronësisë
në paluajtshmëritë kontestuese, pasi që me dispozitën e nenit 29 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësore-Juridike, parashihet se: “në sendet në
pronësi shoqërore e drejta
e pronësisë
nuk mund të fitohet
me mbajtje”.
Komente përmbledhëse
të
vendimeve të rastit:
Në këtë rast, paditësi pretendon të drejtën e pronësisë mbi patundshmërinë kontestuese dhe atë sipas bazës me punë juridike dhe po ashtu edhe me parashkrim.
Të tri nivelet gjyqësore kanë mbajtur qëndrim unik se në rastin konkret nuk plotësohen kushtet për fitimin e pronësisë mbi asnjë bazë juridike.
Për të fituar pronësinë me punë juridike duhet të ketë një punë juridike formale, e njëjta të jetë e noterizuar dhe e regjistruar, çka në rastin konkret nuk ka një punë të tillë juridike, respektivisht paditësi ka dështuar ta bëjë të besueshme kërkesën mbi këtë bazë.
Për të fituar pronësinë me parashkrim, përveç të tjerave, duhet të ekzistojë mirëbesimi i posedimit, çka në rastin konkret nuk mund të konsiderohet, sepse e paditura i kishte dhënë familjes së paditësit patundshmërinë në shfrytëzim për
shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, dhe në këtë rast nuk mund të konsiderohet se ka filluar të rrjedhë afati i parashkrimit, sepse prona i është dhënë në shfrytëzim për një periudhë të caktuar.
Nuk mund të konsiderohet se rrjedh afati i parashkrimit përderisa është e njohur botërisht, dhe poseduesi po ashtu e ka të njohur botërisht se sendin të cilin e mban nuk është i tij, sikurse në rastin konkret kur për paditësin është krejtësisht e njohur se prona kontestuese është e të paditurës. Posedimi me mirëbesim nënkupton një gjendje të tillë të sjelljes së poseduesit ndaj sendit sikurse sendi të ishte në pronësi të tij. Ana e brendshme e sjelljes nënkupton se ai sillet ndaj sendit - patundshmërisë me pushtetin e pronarit, ndërsa ana e jashtme e sjelljes është se nga të tjetër shihet si pronar, sepse ashtu edhe sillet ndaj sendit. Në rastin konkret, dëshmitarët e dëgjuar e konfirmojnë se paditësi ishte vetëm një shfrytëzues i patundshmërisë e cila i është dhënë nga e paditura për një periudhë të caktuar, për shkak të gjendjes ekonomike, nga rrjedhë se nuk plotësohet asnjëri nga kushtet e fitimit të pronësisë me parashkrim.
Për njërën ngastër kontestuese paditësi pretendon se i është dhënë në emër të kompensimit për xhaminë e ndërtuar, por në procedurën e të provuarit është konstatuar se e paditura me një tjetër person ka pasur marrëdhënie juridike civile për ndërtimin e xhamisë. Në këtë rast nëse paditësi nuk është kompensuar për punën e kryer në xhami, atëherë i legjitimuar për proces do të ishte personi që e ka marrë përsipër ndërtimin e xhamisë, e për të cilin paditësi mund të ketë punuar si nënkontraktues.
0 Comments