Një student një herë, edhe pse kishte dhënë të gjitha përgjigjet e sakta, ai mori zero pikë në provim.
Këto ishin përgjigjet e tij:
1. Në cilën betejë vdiq Napoleoni?
– Në betejën e tij të fundit.
2. Ku ishte e nënshkruar Deklarata e Pavarësisë?
3. Cili është shkaku kryesorë për ndarje?
– Martesa…
4. Cili është shkaku kryesorë për dështim?
– Provimet.
5. Ç’ka nuk mund të hamë në mëngjes?
– Drekë dhe darkë.
6. Ç’është ajo që duket si gjysëm molle?
– Gjysma tjetër.
7. Nëse hedhni një gur të kuq në një det të kaltërt, atëherë ç’farë ndodh me gurin?
– Laget.
8. Si mundet njeri të qëndrojë 8 ditë pa gjumë?
– Pa problem, duke fjetur natën.
9.Si mund të ngreni një elefant me një dorë?
– Nuk besoj se do të gjeni elefant që ka vetëm një dorë.
10. Nëse keni 3 molla dhe 4 portokalla në një dorë, dhe 4 molla dhe 3 portokalla në dorën tjetër, ç’është ajo që keni në fakt?
– Duar shumë të mëdha!
11. Nëse 8 njerëzve ju janë dashur 10 orë për të ndërtuar një murë, atëherë sa orë do t’u duhen 4 njerëzve?
– Asnjë orë! Muri tashmë është i ndërtuar.
12. Si do të mund të hedhni një vezë të pa zier në dysheme prej betoni, pa e thyer atë?
– Si të doni, dyshemetë prej betoni thyhen shumë rëndë
0 Comments