Header Ads Widget

Rizvanolli: I dhamë Shqipërisë 127 mijë MWh, tani po ia marrim vetëm 1 mijë

 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Koorporata Elektroenergjetike e Shqipërisë sot i ka dalë në ndihmë Kosovës e cila veçse kishte filluar me masat e reduktimeve të energjisë si pasojë e mungesës së importit.

Rizvanolli ka thënë se KEK deri më sot i ka dhuruar KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve.

 “KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet”, tha ajo.

“Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë!”, shtoi Rizvanolli./gazeta10

 

Post a Comment

0 Comments

Technology