Vërtetim i të drejtës së pronësisë dhe dorëzim i paluajtshmërisë në posedim
Përshkrimi i rastit
Paditësit L.K, S.K, Sa.K, I.K dhe S.Zh kanë paraqitur padi për vërtetimin e pronësisë dhe dorëzimin e paluajtshmërisë në posedim, kundër të paditurës Komuna e , me të cilën kanë kërkuar që të vërtetohet se të njëjtit janë pronar të parcelës kadastrale nr , në sipërfaqe prej 0.69,40 ha, sipas listës poseduese nr _, ZK , Komuna e _.
Aktgjykimi i Gjykatës
Komunale, C. nr. 580/2003, i datës 14.05.2008
Gjykata e shkallës së parë duke vepruar sipas padisë së paditësve pas administrimit dhe vlerësimit të provave, ka ardhur në përfundim se e njëjta është e bazuar dhe ka vendosur:
“I. APROVOHET kërkesëpadia e paditësve
dhe vërtetohet se paditësit
janë pronar të parcelës
kadastrale nr , në sipërfaqe
prej 0.69.40 ha, sipas listës
poseduese nr
ZK fshati , dhe OBLIGOHET
e paditura që paditësve t’ua dorëzojë
në posedim të njëjtën
në afat prej 15 ditësh,
pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit,
nën kërcënim të përmbarimit me
dhunë ”
Gjykata në procedurën e provave të shqyrtimit kryesor ka administruar provat relevante dhe atë: vendimin e Gjykatës së Rrethit Agrar për Kosmet në nr , të datës 25.07.1946; lista poseduese nr ZK ; Vërtetimin e shërbimit për kadastër të paluajtshmërisë në ; kontratën mbi qiranë e lidhur në mes të KBI “ ”, si qiradhënëse dhe S.K si qiramarrës; vërtetimin e Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër; certifikatat e lindjes për I.K, S.K, Se.K, dhe Sa.K; është bërë shikimi në vendin e ngjarjes me ekspert të gjeodezisë dhe është lexuar konstatimi i ekspertit të gjeodezisë; si dhe janë dëgjuar dëshmitarë.
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se me vendimin e Këshillit të vendit në
, nr , të datës 17.05.1946, i cili vendim është për fuqizuar me vendimin e Gjykatës së Rrethit për , nr , të datës 25.08.1946, paraardhësi i paditësve S.K, është shpallur subjekt agrar në tokën me sipërfaqe prej 0.50.00 ha, në vendin e quajtur , me kulturë arë, në fshatin
. Ka shtuar se paraardhësi i paditësve këtë patundshmëri e ka punuar pa pengesë gjatë gjithë kohës, deri në vitin 1949, kur toka e tij-objekt kontesti, ka hyrë në kolektiv, dhe i njëjti është detyruar që ta dorëzojë tokën, dhe se ky ka
qenë qëndrim i organeve shtetërore. Ka theksuar se kjo ka zgjatur deri në vitin 1953, kur edhe është shformuar kolektivi, dhe pas kësaj e gjithë toka e kolektivit ka kaluar në një lloj ekonomizimi si faza paraprake e formimit të KBI
“ _”, në
,
rrethana këto të vërtetuara nga dëgjimi i
dëshmitarëve, dhe nga provat e administruara. Po ashtu dëshmitarët kanë deklaruar se saktë e dinë vendin se ku gjendet parcela lëndore e paraardhësit të paditësve, dhe se të njëjtën mund ta identifikojnë në vend të ngjarjes, pasi që të njëjtit kanë tokë e cila kufizohet me parcelën e paraardhësit të paditësve, dhe se së bashku i kanë punuar parcelat e tyre, dhe gjithashtu dëshmitarëve iu është e njohur rrethana se si paluajtshmëria është marrë nga paraardhësi i paditësve nga ana e Këshillit Popullor të Komunës së .
Ka theksuar se paluajtshmëria - objekt kontesti pa bazë juridike është regjistruar në emër të Këshillit Popullor të Komunës së _, gjatë matjeve detale të vitit 1957, dhe se paraardhësi i paditësve nuk ka mundur ta regjistrojë parcelën lëndore në matjet detale në emër të tij, pasi që ka qenë afati i shkurtë kohor deri në vitin 1958, kur edhe ka hyrë në fuqi matja, dhe po ashtu i njëjti ka qenë palë laike dhe se nuk e ka ditur se duhet bërë një regjistrim i tillë, andaj gjykata nga të cekurat më lartë ka ardhur në përfundim se paditësit janë pronar të paluajtshmërisë kontestuese në bazë të trashëgimisë pas vdekjes së paraardhësit të tyre, (babai dhe bashkëshorti i paditësve), po ashtu të njëjtit kanë legjitimitet aktiv prandaj edhe kërkojnë nga e paditura dorëzimin në posedim të paluajtshmërisë lëndore në kuptim të nenit 37 të LMThPJ-së.
Sa i përket asaj se sipërfaqja e paluajtshmërisë sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit të , për , nr , e datës 25.07.1946, është 0.50.00 ha, ndërsa tani paditësve iu është njohur e drejta e pronësisë në sipërfaqe prej
0.69.00 ha, ka arsyetuar se paraardhësi e ka fituar këtë kur është bërë matja detale në vend të ngjarjes, ashtu që siç çdo pronar që e ka shfrytëzuar tokën e tij, është bërë edhe matja dhe është caktuar sipërfaqja e saktë, dhe në rastin konkret kjo është sipërfaqja e parcelës nr. 350, ZK , qe e ka poseduar dhe shfrytëzuar paraardhësi i paditësve.
Aktgjykimi i Gjykatës
së Qarkut, Ac. nr.
541/2008, të datës 18.02.2009
Gjykata e Qarkut, si gjykatë e shkallës së dytë pas vlerësimit të pretendimeve ankimore lidhur me aktgjykimin e atakuar, kishte gjetur se ankesa e të paditurës është e pabazuar, duke e vërtetuar kështu aktgjykimin e shkallës së parë.
Ka shtuar se gjykata e shkallës parë nuk ka bërë shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore për të cilat kujdeset sipas detyrës zyrtare, si dhe atyre të paraqitura në ankesë, gjendja faktike është konstatuar në mënyrë të plotë, ku nga kjo gjendje e konstatuar faktike edhe e drejta materiale është zbatuar në mënyrë të drejtë. Ka shtuar se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme, të cilat nuk bien në dyshim me pretendimet ankimore të palës së paditur, andaj këtë përfundim e ka pranuar edhe gjykata ankimore, duke e refuzuar si të pabazuar ankesën e të paditurës, ashtu që e vërtetoi aktgjykimin e atakuar.
Aktvendimi i Gjykatës Supreme Rev. nr.
309/2003, i datës 04.06.2012
Gjykata Supreme, duke vepruar sipas revizionit të të paditurës, ka gjetur se i njëjti është i bazuar, ashtu që aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta i ka prishur, duke e kthyer çështjen në gjykatën e shkallës së parë në rigjykim dhe vendosje.
Në arsyetim të aktvendimit ka theksuar se dispozitivi i aktgjykimi të gjykatës së shkallës së parë është marrë në shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore nga neni 182 paragrafi 2 pika n), e LPK-së, pasi që në dispozitiv të të njëjtit fare nuk është cekur se nga cila bazë është vërtetuar se paditësit janë pronarë të parcelës kadastrale nr. 350, në sipërfaqe prej 0.69.40 ha. Tutje ka shtuar se në aktgjykimet e instancave më të ulëta fare nuk janë treguar arsyet për faktet vendimtare, pra, në rastin konkret nuk është vërtetuar historiati i parcelës kontestuese, kjo pasi që konstatimi në arsyetim të aktgjykimit “...se në mënyrë të gabuar dhe pa bazë ligjore parcela kontestuese evidentohet në emrin e të paditurës”, është i paqartë, për faktin se aktgjykimi duhet të bazohet në provat konkrete dhe konstatimet e gjykatës duhet të kenë mbështetje ligjore.
Sipas vlerësimit
të Gjykatës Supreme,
arsyetimi i gjykatës
së shkallës së parë, është kontradiktor me vetveten dhe me provat e shtjelluara, kjo pasi që në një pjesë të arsyetimit ka theksuar “paraardhësi i paditësve
ka qenë në posedim të përhershëm të parcelave kadastrale, dhe se të njëjtën
e ka shfrytëzuar pa pengesë
nga koha kur është marrë nga ai, nga ana e Këshillit Popullor të Komunës së
”, ndërsa një pasus më poshtë ka theksuar se:
“...pasi që me provat e parashtruara gjatë procedurës është vërtetuar se në posedim
të parcelës lëndore
sot është Komuna e ... dhe në kadastër
është e evidentuar
në emër të Komunës
së ...”
I paqartë ishte për Gjykatën Supreme, ndryshimi i sipërfaqes në parcelën kontestuese nga sipërfaqja prej 0.50.00 ha, në sipërfaqe prej 0.69.40 ha, pasi që e njëjta nuk ka arsyetim se nga ka ardhur pjesa prej 0.19.40 ha, andaj e ka detyruar gjykatën e shkallës së parë, që e njëjta t’i mënjanojë të metat e sipërpërmendura, ashtu që të vërtetojë bazën juridike të fitimit të pronësisë. Po ashtu ka theksuar se duke pas për bazë vendimin e Gjykatës së Rrethit për Kosmet, na del se paraardhësi i paditësve është caktuar për subjekt agrar në sipërfaqe prej 0.50.00 ha, në vendin e quajtur “ ”, ndërsa gjykata e shkallë së parë me rastin e aprovimit të kërkesëpadisë ka vërtetuar se paditësit janë pronar të parcelës kadastrale nr , në sipërfaqe prej 0.69.40 ha, sipas listës poseduese nr , ZK
, andaj në rastin konkret gjykata nuk ka nxjerrë prova relevante për të vërtetuar se a kemi të bëjmë me parcelën për të cilën paraardhësi i paditësve është shpallur subjekt agrar, dhe se e njëjta a paraqet bazë për fitimin e pronësisë për paraardhësin e paditësve, dhe se a paraqet bazë për trashëgimi të paditësve.
Gjykata Supreme, me rastin e kthimit të çështjes në rigjykim dhe vendosje, e ka urdhëruar gjykatën e shkallës së parë që ta vërtetojë se nëse paraardhësi i paditësve nga viti 1957 (viti i matjeve detale), e deri në vitin 19.02.2003, (data kur ka vdekur), a ka paraqitur kërkesë në procedurën administrative për kthimin e pronës kontestuese, dhe nëse po, atëherë nga cila bazë. Tutje ka theksuar se gjykata e shkallës së parë në ri-procedurë detyrohet që të caktojë ekspertizën nga lëmia përkatëse, lidhur me historiatin e parcelës kontestuese, ashtu që të deklarohen ekspertët më saktësisht për historiatin e parcelës sipas vendimit të Këshillit Popullor të atëhershëm, dhe historiatin e parcelës kadastrale nr. 350, të vërtetohet po ashtu baza e kalimit të parcelës kontestuese në emër të PSh, e KK Prizren, e cila evidentohet në listën poseduese nr ZK .
Komente përmbledhëse
të
vendimeve të rastit:
Nga rasti i përshkruar më sipër rrjedhë se gjykata e shkallës së parë duke vendosur sipas kërkesës së paditësve ka vërtetuar se të njëjtit janë pronar të parcelës kontestuese, dhe e ka detyruar të paditurën që paditësve t’ua njehë të drejtën e pronësisë, të t’ua dorëzojë në posedim patundshmërinë kontestuese. Në arsyetim të aktgjykimit gjykata ka theksuar se kërkesëpadia e paditësve është e bazuar, për shkak se prona ka kaluar në emrin e të paditurës pa bazë juridike gjatë matjeve detale të vitit 1957, andaj nisur nga kjo rrethanë gjykata ka vendosur që ta aprovojë kërkesëpadinë e paditësve.
Gjykata e shkallës së dytë e ka konfirmuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, ndërsa Gjykata Supreme ka vendosur që t’i anulojë të dy vendimet dhe çështjen ta kthejë në rigjykim.
Një prej të gjeturave
të Gjykatës Supreme në këtë rast është se dispozitivi i aktgjykimit është kontradiktor me arsyet e aktgjykimit, dhe një prej të metave
serioze është se dispozitivi i aktgjykimit nuk tregon se mbi cilën bazë ligjore paditësit janë pronar të patundshmërisë kontestuese. Pra, baza juridike për fitimin
e pronësisë është një prej komponentëve të domosdoshme e cila duhet të përfshihet në dispozitivin e aktgjykimit, për shkak se mbi bazën juridike
të theksuar në dispozitivin e aktgjykimit, gjykata do ta orientojë arsyetimin e aktgjykimit. Pra, materiali
procedural i grumbulluar nga gjykata, e që i referohet
fakteve të çështjes,
provave të administruara, dhe dispozitave të zbatuara,
është i lidhur ngushtë me bazën e theksuar
në dispozitiv të aktgjykimit, mbi të cilin gjykata ka vendosur që paditësve
t’ua njohë të drejtën
e pronësisë.
Po ashtu një çështje tjetër e rëndësishme e konstatuar nga Gjykata Supreme, ka të bëjë me posedimin e sendit objekt kontesti, për shkak se nga arsyetimi i aktgjykimit nuk mund të kuptohet në mënyrë të qartë se kush është posedues i sendit-objekt kontesti. Kjo rrethanë është shumë e rëndësishme, sidomos në rastin kur së bashku me kërkesën për vërtetimin e pronësisë është paraqitur edhe kërkesa për dorëzimin e sendit, dhe natyrisht nëse sendi do të ishte në posedim të paditësve, atëherë kërkesa për dorëzimin e sendit do të ishte e palejueshme për shkak të mungesës së interesit juridike. Përndryshe nëse sendi do të ishte në posedim të të paditurës, fati i kërkesës për dorëzimin e sendit prejudikohet nga fati i kërkesës për vërtetimin e pronësisë.
0 Comments