Header Ads Widget

Presidenca – Vuçiqit: Frikësimi i kosovarëve me “stilin Millosheviq”, do të dështojë

 Shefi i stafit të kabinetit të Presidentës së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar për siç ka thënë ai, frikësimin e institucioneve të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nëpër pikat kufitare.

Vetëm javëve të fundit sipas Velës, institucionet e Serbisë duke përfshirë edhe shërbimin e intelegjencës, kanë ushtruar presion duke i frikësuar me qëllim qytetarët shqiptarë e serbë që punojnë në institucionet e Kosovës, nëpër pikat kufitare, shkruan Gazeta10.

Vela në Twitter ka shkruar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet ta dijë se ky presion i stilit Millosheviq, do të dështojë.

“Ky presion ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shënjestrimi i serbëve të Kosovës që punojnë në institucionet e Kosovës duhet të ndalet. Vuçiq duhet ta dijë se ky presion dhe frikësim i ‘stilit Milosheviq’ do të dështojë!”, ka shtuar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

Javët e fundit, institucionet e Serbisë (përfshirë shërbimin e saj të inteligjencës) në mënyrë sistematike kanë bërë presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare me Kosovën. Një numër në rritje i qytetarëve kosovarë, përfshirë serbët e Kosovës që punojnë për institucionet kosovare, janë arrestuar dhe intervistuar për disa orë në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

Ky presion ndaj qytetarëve të Kosovës dhe shënjestrimi i serbëve të Kosovës që punojnë në institucionet e Kosovës duhet të ndalet. Vuçiq duhet ta dijë se ky presion dhe frikësim i ‘stilit Milosheviq’ do të dështojë!

Post a Comment

0 Comments

Technology