Padi për vërtetimin e të drejtës së pronësisë në bazë të shitblerjes dhe mbajtjes
Përshkrimi i rastit:
Paditësi H.A, ka paraqitur padi për vërtetimin e pronësisë, kundër të paditurës Komuna me të cilën ka kërkuar që të vërtetohet se është pronar i shtëpisë - objektit banesor P+2+Nk, në sipërfaqe prej 133.80 m2, e cila shtrihet në ngastrën kadastrale nr. 551, e evidentuar në fletën poseduese nr. 138 ZK
j, dhe të vërtetohet se ka të drejtën e shfrytëzimit të tokës ndërtimore në sipërfaqe prej 474.78 m2, apo 1/60 pjesë të ngastrës kadastrale nr. 551, në sipërfaqe prej 02.82.76 ha, e evidentuar në fletën poseduese nr. 138 ZK
.
Aktgjykimi i Gjykatës
Komunale, C. nr. 195/2009, i datës 24.06.2010
Gjykata e shkallës së parë, duke vendosur lidhur me kërkesëpadinë e paditësit, pas shqyrtimit dhe administrimit të provave ka ardhur në përfundim se e njëjta është e pabazuar duke vendosur:
“REFUZOHET NË
TËRËSI SI E PABAZUAR kërkesëpadia e paditësit
me të cilën ka kërkuar
që të vërtetohet se është pronar i shtëpisë
- objektit banesorë
P+2+Nk, në sipërfaqe prej 133.80 m2,
e cila shtrihet
në ngastrën kadastrale nr. , e evidentuar në fletën poseduese nr. 138 ZK , dhe të vërtetohet se ka të drejtën e shfrytëzimit të tokës ndërtimore në sipërfaqe
prej 474.78 m2, apo 1/60 pjesë të ngastrës kadastrale nr. , në sipërfaqe prej 02.82.76 ha, e evidentuar
në fletën
poseduese nr. ZK ”.
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se në mes të palëve ndërgjyqësore nuk ishte kontestues fakti se me aktvendimin VII. DE. , të datës 23.05.
,
të lëshuar nga Gjykata Ekonomike e Qarkut në Prishtinë, është pezulluar procedura
ekonomike ndëshkimore, kundër
Ndërmarrjes “ ”,
nga
, si person juridik, dhe se paditësi si person përgjegjës sipas Ligjit mbi Ndërtimin e Objekteve Investive, ka prezantuar dokumentacionin me të cilin i është lejuar fillimi i ndërtimit dhe leja për ndërtim nga organet kompetente për ndërmarrjen “ ”, të cilën dëshmi e kishte konfirmuar edhe e paditura, se paditësi ka zhvilluar veprimtarinë për prodhimin e bllokave. Mirëpo, kontestuese ishte se a e ka fituar paditësi të drejtën e pronësisë me mirëbesim dhe parashkrim, në paluajtshmërinë e evidentuar si pronë shoqërore.
Nga administrimi i provave gjykata ka vërtetuar se paditësi me asnjë dëshmi nuk e ka argumentuar se i njëjti e ka shfrytëzuar energjinë elektrike në emrin të tij, dhe po ashtu edhe nga dëgjimi i dëshmitarëve nuk është vërtetuar se paditësi e ka shfrytëzuar ujësjellësin dhe energjinë elektrike për shtëpinë e tij.
Gjykata në cilësi të provës materiale kishte bërë administrimin e ekspertizës gjeodezike nga kishte konstatuar se në ngastrën kadastrale nr. , me kulturë arë, fleta poseduese nr. _, pronë shoqërore, në sipërfaqe prej 02.82.76 ha, është ndërtuar një shtëpi banimi nga paditësi, në dimensione 12.00 x 11.15, në sipërfaqe prej 140 m2. Ndërsa nga ekspertiza e ndërtimtarisë kishte konstatuar se pastaj përreth kësaj shtëpie është punuar trotuari prej betoni, dhe në pjesën jugore
- perëndimore është punuar një pllato prej betoni në vlerë të përgjithshme sipas kalkulimeve të çmimit të tregut për materialin, fuqinë punëtore dhe sipas normativave ndërtimore në shumë prej 153.836,80 euro.
Tutje ka shtuar se në bazë të aktvendimit nr. _të datës 14.08. , të lëshuar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi, është vërtetuar se paditësi e ka uzurpuar në mënyrë arbitrare pjesën e ngastrës nr. , në sipërfaqe prej 00.19.97 ha, fleta poseduese nr. ZK , e cila evidentohet si pronë shoqërore, dhe pjesë e ngastrës nr. 823, në sipërfaqe prej 00.04.90 ha, fleta poseduese nr. ZK , pronë po ashtu shoqërore, dhe se në këtë aktvendim paditësi kishte deklaruar se e ka poseduar aktvendim për ushtrimin e
veprimtarisë për prodhimin e blloqeve të çimentos, për çka është dashur që të ketë një hapësirë më të gjerë të sipërfaqes. Mirëpo gjykata ka arsyetuar se ky aktvendim nuk është bindës dhe i bazuar pretendimi i paditësit se e ka ndërtuar shtëpinë në vitin 1983, por objekti afarist për prodhimin e blloqeve, për çka paditësi ka qenë në njohuri se e ka në shfrytëzim paluajtshmërinë shoqërore për zhvillim të veprimtarisë, dhe jo për ndërtim të objekteve të banimit, pra, e ka keqpërdorur mirëbesimin e kësaj paluajtshmërie.
Sa i përket pretendimeve të paditësit
se i njëjti në bazë të nenit 40 pika 1 të Ligjit për Pronësinë
dhe të Drejtat Tjera Sendore,
në të cilin theksohet se: “personi
i cili me mirëbesim
e ka 20 vjet në posedim të pandërprerë një paluajtshmëri ose një pjesë të saj, e fiton pronësinë në të”, gjykata ka shtuar se me dispozitën e nenit 282 paragrafi
1 të të njëjtit ligj përcaktohet se: “Ky ligj zbatohet
në të gjitha
bartjet e pronësisë
për sendet e luajtshme
dhe të paluajtshme pas hyrjes në fuqi të tij”, ndërsa në paragrafin 2 të të njëjtit
nen përcaktohet se: “Në bartjet e paluajtshmërisë, në të cilat në çastin e hyrjes në fuqi të këtij ligji ka ekzistuar puna juridike
e marrëdhënieve të detyrimit, por vlefshmëria sipas të drejtës së vjetër është varur prej kushteve
plotësuese (sidomos lejimeve ose regjistrimeve), atëherë zbatohen dispozitat ligjore që kanë qenë në fuqi në kohën e krijimit të marrëdhënies juridike”,
po ashtu duke aplikuar
dispozitën e nenit 26 paragrafi 1 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësoro-Juridike, dhe duke pas parasysh vlerën
e objektit të ndërtuar në krahasim
me tokën në të cilën shtrihet
ky objekt, dhe asaj që shërben për shfrytëzim optimal të këtij objekti,
rrjedhë se është 20 herë vlera më e madhe e objektit
se sa toka mbi të cilën është ndërtuar
objekti, dhe në këtë bazë juridike paditësi e ka fituar
të drejtën e pronësisë
mbi këtë paluajtshmëri, mirëpo ka shtuar se kjo për gjykatën nuk është e bazuar,
për shkak se pasi që të aplikohet dispozita e nenit 29 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësoro-Juridike, në të cilin përcaktohet se:
“mbi sendin në pronësi
shoqërore e drejta
e pronësisë nuk mund të fitohet
me parashkrim fitues”, rrjedh se paditësi
nuk e ka fituar të drejtën
e pronësisë, pasi që e njëjta
evidentohet si pronësi
shoqërore.
Lidhur me pretendimet e paditësit që kërkesëpadia të aprovohet si e bazuar duke u mbështetur në dispozitat e nenit 24 të Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësoro-Juridike, të njëjtat pretendime gjykata i ka refuzuar si të pabazuara, për shkak se kjo dispozitë parasheh ndërtimin në tokë ndërtimore e cila së bashku me nenet 25, 26 dhe 27 të të njëjtit ligj, parasheh mënyrën dhe kohën e fitimit të pronësisë, afatin e paraqitjes së kërkesës dhe afatin e parashkrimit të paraqitjes së kërkesës, ndërsa paditësi ka ndërtuar objektin në ngastrën kadastrale nr. ,
e cila me kulturë është arë, dhe jo tokë ndërtimore, dhe po ashtu i njëjti në bazë të aktvendimit të datës 14.08. _, të lëshuar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi, është shpallur uzurpator i pronës shoqërore.
Aktgjykimi i Gjykatës
së Apelit, Ac. nr.
1824/2012, i datës 02.09.2012
Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore lidhur me aktgjykimin e atakuar kishte gjetur se ankesa e të paditësit është e pabazuar.
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se pretendimet ankimore të paditësit lidhur me atë se aktgjykimi i atakuar është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore janë të pabazuara dhe të paqëndrueshme, për shkak se aktgjykimi nuk është i përfshirë në shkelje për të cilat pa të drejtë pretendon paditësi dhe as në shkelje të tjera për të cilat gjykata kujdeset sipas detyrës zyrtare në kuptim të nenit 194 të LPK-së. Po ashtu gjykata e shkallës së parë drejtë e ka vërtetuar gjendjen faktike, e këtë duke u bazuar në provat të cilat palët ndërgjyqësore i kanë ofruar në dispozicion gjykatës, si dhe ekspertimet përkatëse të gjeodezisë dhe ndërtimtarisë mbi këtë gjendje të vërtetuar faktike drejtë është zbatuar edhe e drejta materiale me referencë në dispozitat përkatëse ligjore të cilat kanë qenë në fuqi në kohën kur është përpiluar padia.
Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, Rev.
nr. 106/2015, i datës
06.05.2015
Gjykata Supreme, duke vendosur sipas revizionit të paditësit, ka gjetur se i njëjti është i pabazuar, duke e vërtetuar kështu aktgjykimin e gjykatës së shkallës së dytë.
Në arsyetim të aktgjykimit ka theksuar se gjykatat e instancave më të ulëta drejtë e kanë zbatuar të drejtën materiale kur kanë gjetur se kërkesëpadia e paditësit është e pabazuar. Lidhur me pretendimin e paditësit se arsyetimi i gjykatës së shkallës së dytë është i paqartë dhe kontradiktor me vetveten, sepse nuk është vërtetuar se cila është arsyeja kryesore e refuzimit të ankesës së paditësit, të njëjtat pretendime Gjykata Supreme i ka vlerësuar si të pabazuara, për shkak se gjykata e shkallës së dytë ka dhënë arsye të qarta dhe të mbështetura në dispozitat ligjore të cilat si të drejta i pranon edhe gjykata e revizionit.
Ka shtuar se me nenin 16 të Ligjit për Ndryshimin e Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësoro-Juridike është shlyer neni 29 i Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Pronësoro-Juridike, i cili parashikonte se nuk mund të fitohet e drejta e pronësisë në pasurinë shoqërore me parashkrim fitues, dhe pas këtij ndryshimi
mbi pronën shoqërore mund të fitohet e drejta e pronësisë. Gjykata Supreme ka vlerësuar se norma ligjore bëhet për të rregulluar raportet juridike në të ardhmen, përveç nëse në ligj shprehimisht është cekur se kjo normë ka ndikim prapaveprues, ndërsa në ligjin e cituar më lartë nuk është parashikuar se kjo normë ka ndikim prapaveprues, andaj edhe pretendimet se e drejta materiale është zbatuar në mënyrë të gabuar gjykata e revizionit i ka refuzuar si të pabazuara.
Komente përmbledhëse
të
vendimeve të rastit:
Në rastin e përshkruar më sipër qartë nxjerrët konkludimi se e drejta e pronësisë nuk mund të fitohet me parashkrim fitues në pronësinë shoqërore. Të paktën ky qëndrim është i tillë për rastet që i referohen afatit të parashkrimit në periudhën para vitit 1996, kur ka ndodhur ndryshimi i Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridike Pronësore.
Praktika gjyqësore për parashkrimin në pronësi shoqërore është mjaft e qartë dhe unike sa i përket rasteve që i referohen parashkrimit para vitit 1996, ndërsa pas ndryshimeve të vitit 1996, nuk ka fare praktikë gjyqësore, sepse nuk ka pasur raste që e kanë kaluar afatin duke e llogaritur nga viti 1996. Përndryshe në mënyrë parimore ne e kemi dhënë një opinion në pjesën e komenteve të komentimit të dispozitave mbi parashkrimin fitues.
Është me rëndësi të theksohet se në praktikën gjyqësore, mënyra se si ka kaluar prona në pronësi shoqërore, nuk ka qenë me ndikim në vendosjen e rasteve sipas kërkesave për fitimin e pronësisë me parashkrim fitues. Kjo për shkak se, me dispozitat e Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridike Pronësore është përcaktuar se me kalimin e pronës në pronësi shoqërore, pronari i mëparshëm e humb pronësinë mbi sendin - pronën. Pra, në procedurën gjyqësore në momentin e konstatimit të rrethanës se prona kontestuese është shoqërore, pothuajse bëhet e panevojshme hetimi i mëtejshëm i historikut të kalimit të pronësisë në pronësi shoqërore.
Nuk ka asnjë diskutim se me dispozitat e Ligjit mbi Marrëdhëniet Themelore Juridike Pronësore, pronësia shoqërore dhe private nuk kanë qenë të barabarta në kuptimin e barazisë së qarkullimit, parablerjes, mbrojtjes gjyqësore dhe parashkrimit, dhe kjo problematikë, respektivisht sfidë vazhdon të jetë prezent edhe në ditët e sotme sepse nuk është përfunduar procesi i transformimit të pronësisë shoqërore, dhe e barazimit përfundimtar në mes të pronës private dhe pronës publike në çfarëdo forme që të jetë.
Në këtë kontekst, praktika gjyqësore përballet me mjaft raste të vështira sidomos nëse pronësinë e kërkon paraardhësi i pronës shoqërore, respektivisht ish pronari i pronës private e cila është shpronësuar, por nuk është kompensuar ish pronari, nuk është de-poseduar ish pronari dhe nuk është përdorur prona për qëllime publike. Thjeshtë, ka ndodhur procesi i shpronësimit formal të pronës por nuk janë përmbushur kushtet tjera siç janë: që prona të përdoret për qëllime publike, pronari ta lirojë pronën dhe i njëjti të kompensohet. Këto raste në procedurat gjyqësore përbëjnë një sfidë të errët për gjyqësorin e të cilat duhet të adresohen në të ardhmen edhe përmes vendimeve gjyqësore të Gjykatës Supreme të Kosovës.
0 Comments