Header Ads Widget

Osmani kërkon hetim rigoroz ndaj të dyshuarve për dhunimin e të miturës

 Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar një hetim rigoroz dhe përgjegjësi para ligjit për të dyshuarit për dhunimin e të miturës, të shtunën në Prishtinë.

Ajo ka deklaruar se ky është një akti çnjerëzor dhe tronditës, transmeton KlanKosova.tv.

“Me ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe duhet ta përsërisim njëzëri se askush s’është mbi ligjin. Ligji duhet të jetë i ashpër me secilin keqbërës të tillë, e posaçërisht në rastet sikur ky kur cak i dhunimit janë fëmijët”.

“Dhunimi seksual sikurse edhe të gjitha format e dhunës ndaj vajzave e grave përbëjnë kërcënim për të gjithë dhe shpërfaqin një plagë serioze në shoqërinë tonë. Prandaj kryesit e këtyre veprave duhet të marrin përgjigjen e duhur dhe të menjëhershme nga organet e drejtësisë. Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të jetë i pasigurt për vajza e gra”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka deklaruar se është përgjegjësi kolektive për t’u kujdesur që të gjithë fëmijëve t’u garantohet fëmijëri e dinjitetshme dhe të eliminohet dhuna mbi baza gjinore.

“Për fat të keq, për vite me rradhë, në raste të caktuara kemi parë mostrajtimin e barabartë të jetës së grave dhe të burrave, fajësimin e viktimës e jo të dhunuesit e deri të rastet me dënime edhe më të ulëta se sa ato që parashihen me ligj. E kjo, vetëm sa i ka inkurajuar keqbërësit e dhunuesit”.

“Prandaj, kërkoj nga organet e drejtësisë që ta eliminojnë në tërësi seksizmin dhe pabarazinë në vendimet gjyqësore si dhe nga institucionet e sigurisë që të rrisin nivelin e mbrojtjes për vajzat e gratë që janë viktima të dhunës. Është koha po ashtu, që të procedojmë me ndryshime legjislative që ashpërsojnë edhe më tej dënimet ndaj dhunuesve”.

Post a Comment

0 Comments

Technology