Filozofi gjerman, Fridrih Niçe, ka qenë një prej mendjeve më të ndritura që ka jetuar ndonjëherë. Idetë e tij filozofike transformuan botën e filozofisë, duke e ngritur në një nivel më lartë.
ObserverKult ua sjell disa thënie të filozofit gjerman:
Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë, që i bën martesat të palumtura!
Gjithmonë ka nga pak çmenduri në dashuri. Dhe gjithmonë ka nga pak arsye në çmenduri!
Në dashurinë e vërtetë është shpirti që përqafon trupin!
Në hakmarrje e në dashuri gruaja është më e egër se burri!
E duam jetën, jo ngaqë jemi të prirur të jetojmë, por ngaqë jemi të prirur të duam!
Nëse bashkëshortët nuk do të jetonin bashkë, martesat e mira do të ishin shumë më tepër!
Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më!
Arma më e mirë kundër një armiku është një tjetër armik!
Dashuria është ajo gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ndryshe nga ç’janë!
ObserverKult
0 Comments