Merren vendimet e para nga Gjykata Komerciale
Gjykata Komerciale e Republikës së Kosovës, më datë 25 dhe 26 gusht 2022, ka vendosur për gjashtëdhjetë (60) lëndë në Dhomat e Shkallës së Parë dhe Dhomat e Shkallës së Dytë.
Përmes kësaj komunikate njoftohet publiku se seanca e parë e caktuar në Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative të Gjykatës Komerciale, mbahet më 9 shtator 2022 me fillim nga ora 09:30 në zyrën nr. 411 të kësaj gjykate.
Të gjitha seancat gjyqësore në Gjykatën Komerciale janë të hapura për publikun, përveç rasteve, në të cilat me ligj përcaktohet ndryshe.
Gjykata Komerciale deri më tani ka pranuar mbi tetëmijë lëndë (8.000), përkatësisht në Dhomat e Shkallës së Parë janë pranuar gjashtëmijë e shtatëqind e pesëdhjetekatër (6.754) lëndë ndërsa në Dhomat e Shkallës së Dytë njëmijë e treqind e katërdhjetedy (1.342) lëndë. Të gjitha lëndët janë regjistruar në regjistrat manual të gjykatës, ndërsa janë në proces të regjistrimit edhe në Sistemin për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve - SMIL.
0 Comments