Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,
në një intervistë për gazetën spanjolle, ka cituar shkrimtarin Ismail Kadare, i
cili kur pati fituar çmimin ‘Princi i Asturias’, pati thanë se ‘Spanja nuk
duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’.
Si
rezultat, Kurti u shpreh për El Pais, se njohja nga Spanja, do të dëshmonte atë
se rastet e Katalonjës dhe të baskëve nuk janë të njëjta me rastin e Kosovës,
përcjell Klankosova.tv.
”Spanja duhet të
pajtohet dhe ta njohë Kosovën. E di që ka disa ankesa, por, siç ka thënë
shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin Princi i Asturias për
Letërsinë: ‘Spanja nuk duhet të krahasohet
kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’. Besoj se
pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja tregon se Katalonja dhe baskët janë
raste të ndryshme”, ka thënë Kurti.
0 Comments