FJALOR JURIDIK NGA KRIMINALISTIKA
•
• Agrafia është humbja e aftësisë së personit për të shkruar.
• "Akti i freskët" nënkupton veprën penale e cila është zbuluar në momentin e kryerjes së saj apo menjëherë pas kryerjes.
• Alibi është provë mbi mospraninë e personit të dyshimtë në vendin e ngjarjes në kohën e kryerjes së veprës penal.
• Antropometria është metodë për regjistrimin dhe identifikimin e personave, në bazë të matjeve kockore të trupit të tyre, si gjatësisë së shtatit, gjatësisë dhe gjerësisë së kokës, gjatësisë së ekstremiteteve, gishtërinjve dhe pjesëve të tjera të trupit.
• Balistika e brendshme është degë e balistikës e cila merret më lëvizjen e predhës brenda tytës së armës së zjarrit, të shtyrë nga trysnia e gazrave të barotit.
• Balistika e jashtme është degë e balistikës, që merret me lëvizjen e predhës pasi të dalë nga gryka e tytës, kur ndaj kësaj predhe ushtron ndikim gravitacioni i tokës dhe rezistenca e ajrit.
• Balistika kriminalistike është disiplinë shkencore që studion metodat dhe mjetet teknike shkencore për zbulimin, fiksimin, ekzaminimin e gjurmëve të lëna nga armët e zjarrit dhe municioni i përdorur, më qëllim të identifikimit të tyre.
• Ballafaqimi paraqet veprimin me të cilin njëkohësisht merren në pyetje, dy persona që janë marrë në pyetje edhe më parë, në lidhje me faktet e rëndësishme për të cilat kanë dhënë deklarata të ndryshme dhe kundërthënëse.
• Corpora Delicti është sendi i cili ka çfarëdo lidhjeje me veprën penale, qoftë si mjet i kryerjes, send gjurmëlënës, send gjurmë marrës, send që rezulton nga vepra penale, send- objekt i veprës penale
• Daktiloskopia është metodë për regjistrimin dhe identifikimin kriminalistik të personave në bazë të studimit, krahasimit dhe klasifikimit të figurave të vijave papilare në lëkurën e gishtërinjve, pëllëmbëve dhe shputave të njeriut.
• Daktiloskopia hetimore është degë e daktiloskopisë e cila merret me identifikimin e kryerësve të panjohur të veprave penale, në bazë të krahasimit të gjurmëve individuale të gishtrinjëve të personave të caktuar me gjurmët e gishtrinjëve të gjetura në vendin e ngjarjes.
• Daktiloskopia regjistruese është degë e daktiloskopisë e cila në përgjithësi merret me identifikimin e personave dhe të kufomave të panjohura, në bazë të krahasimit të njëkohësishëm të gjurmëve të të dhjetë gishtrinjëve të subjektit, identiteti i të cilit vërtetohet.
• "Dorëza e parafinës" është test për fiksimin e gasërave të barotit që mbesin në dorën nga e cila është shtier me armë të zjarrit, me përdorimin e parafinës së shkrirë.
• Eideza është aftësia e personit për vrojtimin dhe mbajtjen mend në shkallë (nivel) shumë të lartë të personave, dukurive, objekteve dhe të ngjarjeve të përceptuara.
• Evidenca MOS është evidencë për regjistrimin e veprave penale dhe kryesve të tyre nga ana e policisë, sipas mënyrës së kryerjes së veprës penale.
• Falsifikimi i dokumenteve është paraqitja e rrethanave të rreme në dokument ose përpilimi i një dokumenti krejtësisht të rremë si dhe përdorimi i atij dokumenti për realizimin e ndonjë të drejtë të cilën personi nuk e gëzon me ligj.
• Foto-roboti është përpilimi i portretit të përsonit në bazë të thënieve të dëshmitarit ose të të dëmtuarit, duke i radhitur pjesë të fotografive (flokëve, ballit, fytyrës, gojës, hundës etj.) që janë prerë më parë nga fotografitë e përsonave të tjerë dhe janë sistemuar në albume apo mbajtëse të posaçme.
• Fotografia sekrete është fotografimi i personave, objekteve dhe ngjarjeve, në rastet kur as personat që fotografohen e as personat e tjerë nuk e shohin (vërejnë) një gjë të tillë.
• . Fotografia kriminalistike paraqet çdo fotografi e cila përdoret (shfrytëzohet) për parandalimin, zbulimin dhe ndriçimin e veprës penale dhe kryesit të saj. eng/en: criminalistic photography Fotogrametria është teknika e fotografisë e cila mundëson matjen e të gjitha dimensioneve dhe largësive (distancave) të nevojshme për përpilimin e skicës së vendit të ngjarjes.
• "Gjendja flagrante" paraqet zënjën e personit në kryerje e sipër të një vepre penale, zënjën gjatë ndjekjes menjëherë pas kryerjës së veprës penale, zënjën me sende dhe prova materiale nga të cilat shihet se e ka kryer veprën penale.
• Gjurmët latente të vijave papilare janë gjurmë të lëna nga gishtërinjët e duarëve të njeriut, që janë të padukshme për syrin e njeriut, e të cilat për tu bërë të dukshme duhet të “ngacmohen” me substanca dhe preparate të ndryshme.
• Hakeri është personi i cili futet në sistemin e huaj kompjuterik në mënyrë të paautorizuar me qëllim të sigurimit të të dhënave të mbrojtura në mënyrë të posaçme por edhe për manipulimin dhe asgjësimin e tyre.
• Holografia është fotografimi i bërë me shfrytëzimin e burimeve të rrezeve lazër, që mundësojnë regjistrimin tredimensional të objektit i cili fotografohet.
• Identi-kiti është përpilimi i portretit të përsonit (me kombinimin pllakave të shumta të celuloidit në të cilat janë të vizatuara pjesët e tipeve të ndryshme të fytyrave), duke i vendosur këto pllaka njërën mbi tjetrën dhe lëvizur ato në të gjitha drejtimet, gjithnjë derisa nuk fitohet portreti i përsonit që kërkohet.
• Identifikimi kriminalistik është procedurë e vërtetimit të njejtësisë së personave, sendeve dhe kufomave të panjohura. eng/en: criminalistic identification Indicjet, janë faktet të cilat tregojnë për ekzistimin e veprës penale dhe për lidhmërinë e afërtë apo të largët të kësaj vepre me një person të caktuar.
• Individualiteti i vijave papilare nënkupton që vijat papilare formojnë në çdo gisht të njeriut figurën e vet, që ndryshon nga të gjitha figurat që formohen në gishtrinjët e atij por edhe të personave të tjerë. eng
• Informanti është personi i cili mund të japë të dhëna të nevojshme lidhur me veprën penale dhe kryerësin e veprës penale. eng/en: informant Kallëzimi anonim është kallëzimi mbi veprën penale dhe kryerësin, i cili nuk përmban identitetin e ushtruesit të këtij kallëzimi.
• Karakteri është sistemi i tipareve dhe vetive të personalitetit të cilat ndikojnë në veprimin e individit ndaj vlerave morale dhe njerëzore të shoqërisë.
• Kiroskopia është metodë për regjistrimin dhe identifikimin e përsonave në bazë të gjurmëve të vijave papilare (shenjave) që gjenden në pëllëmbët e duarëve.
• Kontrollimi i personit është masë operativo taktike që konsiston në shikimin sistematik nga ana e policisë të trupit, teshave dhe sendeve që ndodhen tek i ndaluari, i arrestuari ose personi tjetër i dyshimt.
• Kontrollimi në grup nënkupton kontrollimet e bëra brenda kohës së njejtë, në procedurë të njejtë në disa lokacione të ndryshme, të cilat ndërmjet vedi janë të ndara fizikisht.
• Kriminalisti është personi me aftësi të caktuara profesionale i cili e zbaton kriminalistikën për parandalimin, zbulimin dhe ndriçimin e kriminalitetit, si p.sh. punëtori i policisë, hetuesi, prokurori, eksperti.
• Kriminalistika preventive është kriminalistika e cila përsosë metodat dhe mjetet ekzistuese dhe zbulon metoda të reja për parandalimin e kriminalitetit.
• Kriminalistika represive është kriminalistika e cila përsos metodat dhe mjetet ekzistuese dhe zbulon metoda të reja për zbulimin, hetimin dhe ndriçimin e veprave penale.
• Kriminaliteti ekologjik nënkupton të gjitha veprimet e drejtuara në rrezikimin dhe dëmtimin e ambientit jetësor, të cilat janë të inkriminuara si vepra penale në dispozitat penalo-juridike të vendit të caktuar.
• Makrofotografia është lloj i fotografisë me ndihmën e të cilës në negativin e saj fitohen (paraqiten) detajet dhe gjurmët e imëta në përmasa të mëdha
• Mikrofotografia është lloj i fotografisë me ndihmën e të cilës në negativin e saj, fitohet(shfaqet) zmadhimi (rritja) shumë i madh i detajeve dhe gjurmëve më të imëta të fotografuara.
• Mikrogjurmët janë formime tërësore lëndore pak të dukshme ose të padukshme me sy të lirë të njeriut të lëndëve të ndryshme, si dhe shenjat e veprimit fizik që kanë rëndësi për sqarimin e rrethanave dhe zgjidhjen e çështjes penale.
• Ndotja e ambientit jetësor është ndryshimi kualitativ dhe kuantitativ i veçorive fizike, kimike dhe biologjike të komponentave kryesore (ajrit, tokës, ujit, ushqimit) të ambientit jetësor, që sjell deri te çrregullimi i ligjëshmërive të ekosistemit.
• Odorologjia kriminalistike është shkenca e cila studion erërat me qëllim të zbulimit dhe identifikimit të personave në bazë të individualitetit të erës së tyre.
• Parada e identifikimit është metodë për regjistrimin e përsonave, e cila konsiston në vrojtimin dhe njohjen e drejtëpërdrejt të kriminelëve- recidivistëve të radhitur, nga ana e nëpunësve policor me përvojë.
• Parimi i diskrecionit është parim i punës së kriminalistit, sipas të cilit për masat operativo taktike që janë planifikuar për tu ndërmarrë nga ana e organit procedues, në një rast konkret kriminalistik, duhet kenë dijeni vetëm punëtorët kompetent të organit procedues.
• Pedoskopia është metodë për regjistrimin dhe identifikimin e përsonave në bazë të gjurmëve të vijave papilare (shenjave) që gjenden në shputat e këmbëve të njeriut.
• Pirromani është personi i cili ndien kënaqësi shpirtërore dhe erotike me shkaktimin (ndezjen) e zjarrit.
• Portreti verbal përshkrimi i pamjes së jashtme të kokës së njeriut (trupit) në bazë të sistemit shkencor të caktuar paraprakisht më qëllim të identifikimit të tij.
• Prita është shpërndarja e fshehtë e punëtorëve operativ të policisë, në vendin e caktuar ku do të kalojë kryerësi i veprës penale, me qëllim të heqjës së tij nga liria në mënyrë të befasishme.
• Pyetjet plotësisht disjunktive janë pyetje të cilat nuk japin mundësi tjetër (personit i cili mirret në pyetje) për përgjegjje përveç të përgjëgjjes me "po" apo "jo".
• Përceptimi është proces psikik përmes të të cilit përsoni pasqyron në vetëdijën e vet sendin, objektin apo dukurinë e cila vepron drejpërdrejt në organet e shqisave të tij.
• Përgojimet; të përfolurit publik paraqesin përhapjen e lajmeve për ndonjë person si kryerës të veprës penale, duke mos e ditur se janë të vërteta apo jo dhe se kush i ka përfolur ato (lajme).
• "Qeni elektronik" është një aparat elektronik, tek i cili aktivizohet mekanizmi sinjalizues përmes regjistrimit të lëvizjeve të cilit do trup në shpejtësi më të madhe se 10 cm/sek, në largësi prej 5 metrave.
• Qitja me puthitje është lloj i qitjes gjatë të cilës, gryka e tytës së armës së zjarrit në momentin e qitjes, është e puthitur me sipërfaqën e objektit në të cilin shtihet.
• Racia kryhet përmes mbylljes së të gjitha hyrje daljeve në një vend të caktuar nga ana e punëtorëve operativ të policisë, me qëllim të heqjes së lirisë të personave dhe kategorive të njerëzve të caktuar.
• Regjistrimi kriminalistik është mbledhja dhe radhitja sistematike e të dhënave mbi personat, sendet dhe ngjarjet, për shfrytëzimin e tyre operativ me qëllim të identifikimit të përsonave, sendeve dhe ndriçimit të veprave penale.
• Sekuestrimi i sendeve apo marrja e përkohshme e sendeve është një veprim procedural që konsiston në marrjen për ruajatje të sendeve dhe mjeteve që kanë lidhje apo i përkasin veprës penale, nga ana e organit procedues.
• Shpallja është mjet për gjurmim, që lëshohet në rastet kur kërkohen të dhëna lidhur me corpora deliktin, kur kërkohet vet corpora delikti, kur duhet identifikuar kufomën e panjohur, respektivisht duhet gjetur personin e zhdukur pa lënë gjurmë.
• Simulimi është paraqitja e qëllimtë e sëmundjeve dhe të metave psikofizike, të cilat nuk i ka nga ana e personit i cili merret në pyetje.
• Simulimi i veprës penale nënkupton heshtjën dhe mbulimin e veprës penale përmes mënjanimit të gjurmëve faktike të veprës dhe krijimit, shkaktimit apo vendosjes së gjurmëve të reja.
• Skicimi i vendit të ngjarjes është vizatimi i thjeshtë me dorë të lirë i vendit të ngjarjes, nga ana e personit të autorizuar zyrtarë.
• Taktika kriminalistike është degë e kriminalistikës e cila studion të gjitha format e veprave penale, mënyrat e kryerjes së tyre, motivet dhe qëllimet e kryerësve, njohuritë profesionale të tyre, shkathtësitë, doket, botëkuptimet, mënyrën e jetesës dhe psikologjinë e kryerësve, pastaj praktikën dhe organizimin e organeve të autorizuara për luftimin e kriminalitetit.
• Teknika hetimore është degë e teknikës kriminalistike e cila merret me hulumtimin shkencoro- teknik, pastaj me studimin dhe trajtimin e gjurmëve dhe sendeve materiale të veprës penale.
• Teknika kriminalistike është degë e kriminalistikës që merret me zbulimin dhe përsosjen e e metodave më të përshtatshme tekniko-shkencore për regjistrimin dhe identifikimin e personave dhe të gjesendëve si dhe për gjetjen, sigurimin dhe trajtimin material të gjurmëve e të lëndëve të veprave penale, me qëllim të ndriçimit të tyre.
• Teknika operative është degë e teknikës kriminalistike, që zhvillon metodat dhe mjetet bashkëkohore teknike eshkencore, të cilat zbatohen në punët operative me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të gjurmëve që ndihmojnë në zbulimin dhe ndriçimin e veprës penale.
• Teknika regjistruese është degë e teknikës kriminalistike e cila gjenë e përsos mjetet dhe metodat më të përshtatshme shkencore për regjistrimin dhe identifikimin tekniko- kriminalistik të përsonave, kufomave, sendeve dhe gjurmëve.
• Traseologjija është disiplinë tekniko kriminalistike, e cila merret me problemet e zbulimit, sigurimit, fiksimit dhe trajtimit të gjurmëve materiale të veprave penale.
•
• Tualetizimi i kufomës paraqet spastrimin dhe regullimin e kufomës me përdorimin e mjeteve të ndryshme medicinale dhe kozmetike, me qëllim të njohjes dhe identifikimit të saj.
• Veprimtaria e patrullimit është masë operativo taktike që kryhet përmes vizitimit me plan dhe sistematik të një zone të caktuar nga ana e policisë në një periudhë të rregulltë kohore me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kriminalitetit.
• Verifikimi i versionit paraqet kalimin nga një gjendje e besueshme mbi veprën penale dhe kryesin në një gjendje e cila i përshtatet reales.
• Vetëkallëzimi nënkupton paraqitjën (denoncimi) me të cilën personi që e paraqet veprën penale e tregon vetën si kryerës të saj.
• Vetëvrasja është një akt patologjik me të cilin njeriu ia merr vetës jetën.
• Vijat papilare janë të thelluarat dhe të dalurat (kreshtat) e lëkurës në sipërfaqën e gishtrinjëve, pëllëmbës dhe shputave të këmbëve, që formojnë figura të caktura, të cilat janë të pandryshueshme dhe individuale për çdo person…
0 Comments