Shumë
punëtorë të moshës 20 deri 40 vjeç po largohen nga Kosova, si shkak i kushteve
dhe pagës së ulët, shkruan Kanal0.
Për
rrjedhojë, në mungesë të punëtorëve kompanitë po detyrohen të punësojnë edhe
pensionistë.
Kryetari
i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi për Kanal0 ka deklaruar
se ka edhe shumë arsye të tjera se pse fuqia punëtore po largohet nga Kosova.
Sindikata,
sipas Azemit, ka marrë të gjitha veprimet të cilat janë edhe të argumentuara
dhe ka tërhequr vërejtjen pronarëve të kompanive që të krijojnë kushte më të
mira për punëtorët e sektorit privat.
Ndërsa,
Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve ka thënë pwr Kanal10 se para dhe pas
pandemisë, punëtorët po vazhdojnë të kenë problem me kontratat e punës, pagat e
vogla dhe mos pagesa e kontributeve.
Bizneset
dhe sindikatat thonë se pothuajse në të gjitha sektorët ka mungesë të
punëtorëve, pasi që të rinjtë çdo ditë po migrojnë drejt vendeve evropiane./gazeta10
0 Comments