Amvisëritë në Angli,
Skoci dhe Uells, të njohura kolektivisht si Britania e Madhe, nga 1 tetori do
të përballen me fatura më të larta të energjisë, pasi rregullatori i energjisë
elektrike dhe gazit ‘Ofgem’ rriti shumën maksimale që furnizuesit mund të
detyrojë konsumatorët.
Komisioni rregullator njoftoi se pas një rritje prej 54 për qind
në muajin prill, qytetarët e Britanisë nga 1 tetori do të përballen me një
rritje prej 80 për qind të faturave të tyre të energjisë. Kjo nënkupton se
kostoja për një klient mesatar nga 1.971 funte në vit do të bëhet 3.549 funte.
Komisioni rregullator do të miratojë ndryshimin tjetër të
kufirit të çmimeve në muajin janar për t’iu përgjigjur paqëndrueshmërisë së
tregut. Më parë, kufiri i çmimit rishikohej çdo gjashtë muaj, shkruan Anadolu,
transmeton Klankosova.tv.
Pas njoftimit nga ‘Ofgem’, rregullatori u përball me reagime nga
qytetarët e shqetësuar të cilët presin që qeveria të prezantojë masa për të
ndihmuar familjet gjatë muajve të dimrit.
Jonathan Brearley, shefi ekzekutiv i ‘Ofgem’, tha se nivelet e
reduktuara të rrjedhës së gazit në Evropë nga Rusia dhe rritja e çmimeve
globale të gazit çuan në vendimin për të rritur kufirin e çmimit.
Gjithashtu në rritjen e faturave të energjisë kontribuuan
inflacioni i lartë dhe kërcënimet për recesion.
“Kryeministri i ri do të duhet të bëj më tepër për të trajtuar
ndikimin e rritjes së çmimeve që do të vijnë në tetor dhe vitin e ardhshëm”,
tha Brearley.
Kufiri i çmimit, i cili hyri në fuqi që nga viti 2019, u zbatua
për të mbrojtur klientët nga çmimet e larta, por ajo çoi në humbjen e shumë
furnizuesve të energjisë pasi nuk mund të reflektonin rritjen e çmimeve të
energjisë në faturat e klientëve.
Një funte është e barabartë me 1,18 dollarë.
0 Comments