Header Ads Widget

5 arsye pse vizita në Hënë e vitit 1969 është e vërtetë

Tanimë dihet botërisht se një pjesë e madhe e njerëzve besojnë se zbritja në Hënë e vitit 1969 nuk është reale.

Ndaj edhe disa ekspertë të kësaj fushe kanë vendosur të bëjnë një dokumentar në të cilin të paraqesin disa arsye bindëse të cilat vërtetojnë vizitën e parë të njeriut në Hënë.

Një ndër autorët e dokumentarit Dallas Campvbell jep arsyen e parë sipas së cilës: Duhet të besojmë në zbritjen e parë të njeriut në Hënë sepse teknologjia e vitit 1969 e lejonte këtë gjë.

Nëse do të ishte diçka e montuar atëherë nuk do ishte e mundur të realizohej mungesa e gravitetit. Kur nuk ka atmosferë pluhuri sillet ndryshe dhe kur ka po ashtu reagon ndryshe.

Reagimet e shteteve të tjera ishin shumë negative pasi filluan të propagandonin në paaftësinë e amerikanëve për një vizitë të mundshme në Hënë. Ndaj edhe në vend të brohorisnin fitoren një pjesë e mirë e tyre filluan të shtrembërojnë realitetin.

Dëshmi e pastër janë shkëmbinjtë nga Hëna. Vizitorët sollën me vete edhe disa copa gjigante shkëmbinjsh nga Hëna dhe ruhen me fanatizëm edhe sot.

Astronautët lanë dritat në Hënë dhe nuk i morën ato pas. Dhe në këtë mënyrë këto drita kanë aftësinë që me ndihmën e një sateliti të lëshojnë një dritë në formën e një lazeri edhe në këtë mënyrë maten vazhdimisht lëvizjet që kryen Hëna.

Post a Comment

0 Comments

Technology