Header Ads Widget

THIRRJE PUBLIKE PËR PRAKTIKANT

 

 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e  Industrisë Ndërmarresisë  dhe Tregtisë- Ministarstvo Industrije Preduzetnishtva i Trgovine - Ministry of  Industry Entrepreneurship and Trade

 

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë

Agencija za Investicije i Podršku Preduzeča na Kosovu

Kosovo Investment and Enterprise Support Agency

 

 

THIRRJE PUBLIKE PËR PRAKTIKANT
Praktikë në punë

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) nëkuadërtë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) shpall konkurs për programin:

 

“Internship Biznesi”

Ftohen të aplikojnë për praktikë në punë: absolventët dhetë diplomuarit e nivelit bachelor dhe/apo master, por që janë të papunësuar.

 

Qëllimi kryesor i këtij projekti është ndërtimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe absolventëve dhe/apo të diplomuarve të nivelit bachelor dhe master,si dhe krijimittë mundësive për praktikantë që gjatë kohës së studimeve,njohuritë e fituara të mund t’i transferojnë dhe zbatojnë në praktikë.

 

Puna praktike zgjatë tre muaj dhe planifikohet të realizohet brenda periudhës: Gusht-Nëntor2022 dhe kryhet në ndërmarrjet private të përcaktuara nga KIESA përmes shpalljes publike dhe shprehjes se interesit nga kompanitë dhe nevojën e tyre për të pranuar praktikant të rinj për të cilët është edhe mundësi potencialisht për tu punësuar.

Për punën praktike, praktikantet  do të marrin kompensim prej 200 Euro(Bruto) për muaj nga Buxheti i Kosovës.

 

Të drejtë pjesëmarrje kanë:absolventët dhe të diplomuarit (jo me shumë së një vit që nga data e shpalljes publike) në nivelin bachelor dhe master në Kosovë, të universiteteve publike dhe kolegjeve private të akredituara në Kosovë, te të gjitha përkatësive etnike dhe gjinore.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

1.      Formulari për aplikim i plotësuar (shkarko)

2.      Dëshminga Fakulteti përkatës për statusin e studentit absolvent

3.      Vërtetimi notave ose transkripti i notave, i lëshuar nga fakulteti (vlen për absolventat),ose fleta e parë e indeksit më të gjitha notat (kopje)

4.      Diplomën/certifikatën e përfundimit të nivelit bachelor dhe master(kopje)

5.      Letërnjoftimi nëtë dy anët (kopje).

Kriteret e vlerësimit

Kriteret për vlerësimin e studentit/es

Mundësia e vlerësimit

1.      Nota mesatare

- Nota mesatare 6 - 7   

- Nota mesatare 7.01 -  8 

- Nota mesatare 8.01 -  9

- Nota mesatare 9.01 -10 

 

10

15

20

25

2.  Vërtetimi i semestrave të studimeve

-  Absolvent                                                       

               -  I/e diplomuar/e (jo me tepër se 1 vite)

 

5

10

3 . Numri i provimeve te dhëna

- 10- 20 provime te dhëna

- 21-30 provime te dhëna

- 31- 40 provime te dhëna

      - mbi 40 provime te dhëna

 

4 -  6

7 -  9

10 - 12

13 - 15

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kërkesat e bizneseve për praktikat

Drejtimet e kërkuara

Numri i praktikanteve te kërkuar sipas Fakulteteve

Fakulteti i Dizajnit

43

Fakulteti Ekonomik

94

Fakulteti i Ekologjisë

1

Fakulteti i Sociologjisë

1

Fakulteti i Agrobiznesit

6

Fakulteti i Arkitekturës

13

Fakulteti i Biologjisë

6

Fakulteti i Bujqësisë

3

Fakulteti i Edukimit parashkollor

22

Fakulteti i Edukimit/Sporteve

2

Fakulteti i Farmacisë

6

Fakulteti i Gazetarisë

6

Fakulteti i Gjuhës Anglez/Gjermane

3

Fakulteti i Hotelerisë

12

Fakulteti i Infermierisë

2

Fakulteti i Komunikacionit

1

Fakulteti i Logopedisë

2

Fakulteti i Makinerisë

19

Fakulteti i Makatronikes

1

Fakulteti i Mjekësisë

4

Fakulteti i Ndërtimtarisë

4

Fakulteti i Produksionit /Fotografimit

3

Fakulteti i Psikologjisë

5

Fakulteti i Sporteve

6

Fakulteti iTeknologjisë Ushqimore

63

Fakulteti Juridik

31

Fakulteti për Ambient

1

Fakulteti Teknologjik

1

Fakulteti TI

29

 

Thirrja publike është e publikuar në ueb faqen e MINTdhe KIESA-s, si dhe formularin për aplikim mund të merret në formën elektronike si në vijim:

 

Ø  mint.rks-gov.net dhe kiesa.rks-gov.net

 

Të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë sipas thirrjes publike, dokumentacionin e plotë se bashku me aplikacionin e plotësuar mund t’a dorëzojnë në email adresen zyrtare sme.kiesa@rks-gov.net

 

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 31.07.2022. Aplikimet pas afatit kohor nuk do të merren parasysh.

 

Informata shtesë:

-          Përfituesit e viteve të kaluara nga projekti “Internship Biznesi” nuk kanë të drejtë  pjesëmarrje në thirrje publike.

-          Me studentet përfitues do të nënshkruhet marrëveshje tri paleshe.

-          Buxheti total i planifikuar për ketë projekt është 50,000 euro.

-          Numri i përfitueseve është i kufizuar varësisht prej limiteve buxhetore, andaj edhe do të përcaktohet në bazë të kritereve të vlerësimit. Planifikohet të ofrohet praktikë për rreth 75 persona, varësisht nga kapacitetet buxhetor numri mund të jetë edhe me i lartë.

 

Për informata shtesë mund të kontaktoni në:

sme.kiesa@rks-gov.net

ose permes telefonit: 038 200 36 557

 

 

Post a Comment

0 Comments

Technology