Header Ads Widget

Raportimi i KALLXO, suspendohet kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala

 

Raportimi i KALLXO, suspendohet kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala


Me kërkesë të u.d. Kryeprokurorit të Sh tetit, Besim Kelmendi, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi, Jetish Maloku, ka mbajtur sot takim urgjent për të diskutuar lidhur me rastin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.

Gjatë këtij takimi, Këshilli Prokurorial ka themeluar panelin hetimor për zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj Kryeprokurorit Buzhala.

Gjithashtu, KPK ka marr vendim për suspendimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala.


Pas suspendimit të Kryeprokurori Buzhala, Këshilli Prokurorial ka marr vendim për caktimin e prokurorit, Enis Gashi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të  përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, pas anulimit të konkursit ka filluar procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të komisionit përzgjedhës të shërbimit civil për zhvillimin e procedurës së rekrutimit, për pozitën Bashkëpunëtorë profesional për Prokuroritë Themelore në Gjakovë, Prizren dhe Pejë.

KALLXO.com raportoi dje se “Ese aktakuza, Prokurori i Shtetit, Gjykata Kushtetuese”, kështu fillon një mesazh i cili i është dërguar ekipit të KALLXO.com në orën 11:25.

Tutje ky mesazh i dërguar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala në numrin e gazetares së KALLXO.com, autores së këtij artikulli, vazhdon tutje me përmbajtjen: “Pyetje: vazhdimi i paraburgimit për të mitur, kush e zgjedh drejtorin e njësitit të performancës, dënimet plotësuese, procedurat alternative, dallimi lirim me kusht dhe dënimi me kusht, dallimi në mes të parashkrimit të ndjekjes dhe ekzekutimit të dënimit, qëllimi i masave të diversitetit, dorëzania”.


Kryeprokurori Buzhala i drejtohet dikujt se “këto janë pyetjet e testit me shkrim. Shiko shfrytëzoje kohën deri në orën 13:00”.

Post a Comment

0 Comments

Technology