Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen se e kanë vrarë 18 vjeçaren Marigona Osmani.
Pas leximit të aktakuzës Dardan Krivaqa, tha se lidhur me fajësinë do të deklarohet në seancat e radhës.
“Nuk po them që jam i pafajshëm, veç se di. Nuk dua të deklarohem rreth fajësisë”- tha ai.
E i akuzuari tjetër Arbër Sejdiu, e ka mohuar fajësinë lidhur me rastin.
“E ndjej vetën të pafajshëm. Nuk e pranojë fajësinë”-deklaroi Sejdiu.
Gjatë leximit të aktakuzës Dardan Krivaqa, ishte nën lot.
Krivaqa, u pa brenda sallës së Gjykatës Themelore të Ferizajt se kishte veshur një jelek antiplumb,
0 Comments