Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë pas ditë më parë janë siguruar doza pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX.
“Po ashtu, sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.
Për rikujtim:
- Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë.
- Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë;
- Grupmosha 5-11 vjeç me dozën e pare dhe dozën e dytë.
“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19”, thuhet tutje në njoftim.
0 Comments