Header Ads Widget

Bleva pak hipokrizi

 Jusuf Sibai, ish ministër dhe shkrimtar egjiptian, tregon:

Po çapitesha në brigjet e Nilit dhe në një çast pikasa një dyqan, në hyrje të të cilit shkruhej: Tregtar virtytesh, me pakicë dhe shumicë.

U drejtova drejt tij dhe hyra brenda, ku në një kënd lexoheshin artikujt që shiteshin:

Çiltërsi

Gënjeshtër

Dinjitet

Guxim 

Hipokrizi

… dhe lista vazhdonte e gjatë.

Unë bleva disa gramë guxim dhe pasi e rrëkëlleva me një gotë ujë, u ktheva në shtëpi. Me të hyrë brenda, vjehrrën e cila banonte me ne, e dëbova një herë e përgjithmonë.

Ime shoqe më kundërshtoi me të bërtitura, por unë e divorcova në çast.

Kjo bëri që fëmijët të më vihen kundër, por i dëbova dhe ata nga shtëpia. Mbeta vetëm..

Ditën e dytë u zgjova vonë, krejt i qetë dhe pa nxituar aspak u nisa për në punë. Atje më priti një koleg i cili më tha:”Përse u vonove? Të kërkon drejtori.”

Hyra në zyrën e drejtorit dhe ia përshesha turinjtë. Nuk shkoi gjatë dhe e gjeta veten në rrugë.

U ktheva në shtëpi.

Isha i papunë

Pa grua

Pa fëmijë

Çfarë të bëja?

Shkova përsëri tek i njëjti dyqan dhe bleva ca gramë hipokrizi. Pa rënë nata e gjithë familja ishte mbledhur sërish në shtëpi.

Ditën e dytë, në mëngjes herët, nuk mu deshën veçse disa minuta derisa të rikthej statusin e një punonjësi që meriton besimin dhe respektin e eprorëve.

E pleqërova gjatë punën e këtij dyqani dhe artikujve të tij çudibërës. Atë ditë, vajta dhe bleva të gjithë sasinë e hipokrizisë, pastaj u ngjita mbi një nga urat mbi lumin Nil dhe e derdha të gjithën në lum. I gjithë Egjipti piu nga ai ujë. Që atë ditë, e dini vetë situatën në Egjipt.

Post a Comment

0 Comments

Technology