Header Ads Widget

Qysh me përgatitë biskota me salcë çokollate?

 Qysh me përgatitë biskota me salcë çokollate? A keni provuar ndonjëherë biskota të tilla? Nëse jo, sot do t’ju sjellim një recetë të thjeshtë që nuk kërkon shumë përbërës të shtrenjtë. 

Përbërësit:

  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë vaj
  • 100 gram gjalpë
  • 1 pecivë
  • 2 lugë kakaon
  • 1 vezë
  • 3 gota miell

Sherbeti:

  • 2 gota sheqer
  • 1 gotë e gjysmë ujë.

Përgatitja:

  1. Fillimisht përgatisim sherbetin. Sepse gurabijat duhet të jenë të ngrohta ndërsa sherbeti i ftohtë, ndaj përgatitet i pari sherbeti.
  2. Marrim gotën e sheqerit dhe të vajit, pecivës dhe vezën e i tazojmë që të shkrij sheqeri mirë. Shtojmë më pas miellin dhe dy lugët e kakaos. I përziejmë dhe përfitojmë një brumë të butë.
  3. Brumin e lëm pak të pushojë dhe me një lugë e dorën tuaj filloni t’i jepni formë bizkotave.
  4. I vendosim në tepsinë e lyer me gjalpë, për pjekje në sobë në temperaturë 180 gradë celsius për 20-25 minuta.
  5. Pas pjekjës nxjerrim biskotat dhe u derdhim sherbetin e ftohur.
  6. Pasi ta marrin sherbetin shtojmë sosin e gatshëm  të çokollatës dhe ja tek keni biskota me salcë çokollate.

Provojeni dhe jemi të bindur se do t’ju pëlqejnë pa masë. Shërbejuani miqve apo familjes tuaj me një gotë qumështi.


Post a Comment

0 Comments

Technology