Qysh me dit si ndikon depresioni tek meshkujt? Meshkujt bien në depresion më shpesh se femrat gjatë shtatzënisë së partnereve, për shkak se qysh atëherë fillojnë ti ndiejnë ndryshimet në relacionin me partnerin e tyre.
Faktor për distancim
Gruaja fillon të shpreh më shumë interesim për fëmijën e palindur dhe ky ndjehet i lënë anash, vërejnë ekspertë tjerë. Pas shtatzënisë ndërkaq, të dy fillojnë të ndihen të lodhur, të pagjume dhe të stresuar. Mirëpo, ata nuk reagojnë njësoj ndaj ndryshimeve e as ndaj ndjenjave që përjetojnë.
Si duket depresioni tek meshkujt?
Në depresion meshkujt duken shumë më nervoz, ndërkohë që femrat duken të pikëlluara. Kjo është deklarata që Burgess ia ka bërë BBC-së. Ai ka shpjeguar se shtimi i konsumimit të alkoolit, tradhëtitë martesore apo kthimi tek medikamentet qetësuese janë të gjitha shenja të depresionit që manifestojnë prindërit meshkuj.
Hulumtimi po ashtu shpalos se edhe fëmija mund t’i ndiejnë pasojat e depresioneve post natale të prindërve. Kjo vërehet sidomos tek fëmijët meshkuj, por shenjat tek fëmijët vërehen tek ata në moshën 11 vjeçare.
Përfundim
“Depresioni është dhimbje e madhe dhe është thuajse e pamundur që i njejti të kaloj pa ndihmën profesionale, në veçanti të këshillave profesionale” konstatohet në studim. Me rëndësi është që ndihma të kërkohet në kohë, para se të jetë tepër vonë dhe para se të çrregullohen raportet në familje apo t’i shkurtohet lumturia anëtarëve të tjerë të familjes.
0 Comments